Gazetari i njohur britanik, Robert Fisk, në një artikull ka folur rreth masakrës në Sabra dhe Shatila, e cila la pas 17000 palestinezë të vrarë dhe të masakruar.
Me rastin e përvjetorit të tridhjetë të kësaj masakre, Fisk thotë:”Qytetet Sabra dhe Shatila do të mbeten në kujtesën e kriminelëve që i shpëtuan dënimit. Në çdo vizitë timen në këto vende, nuhas aromën e zullumit për vrasjen e qindra njerëzve. Sakaq, aktorët e kësaj masakre kanë arritur ti shpëtojnë drejtësisë.”
Ai transmeton fjalët e Halid Ebu Nur, i cili ka qenë dëshmitar i masakrës. Asokohe ka qenë adoleshent dhe arriti të arratisej nga kampi i Shatilës drejt maleve. “Kemi kërkuar drejtësi dhe gjyq ndërkombëtar për kasapët e kësaj masakre, por asgjë nuk ka ndodhur.” thotë ai.
Fisk shton se:”Sulmi i Izraelit ndaj Rripit të Gazzës në vitin 2008 nuk do të kishte ndodhur dhe nuk do të ishin vrarë me qindra njerëz, nëse aktorët e masakrës së Sabra dhe Shatila do të kishin dalë para drejtësisë.” /A.online/kohaislame