Reshjet e dendura të shirave kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Rio de Janeiro.
Qindra banorë të metropolit brazilian kanë mbetur pa çati mbi kokë. Policia njofton për viktima dhe të lënduar. Nën ujë u gjendën menjëherë disa lagje, u përmbytën bodrumet dhe katet e para të ndërtesave. Pemët e rrëzuara dëmtuan dhjetëra makina të parkuara aty pranë. Se kur do të rikthehet jeta normale në qytet, autoritetet tani për tani nuk janë në gjendje të parashikojnë. Sipas njoftimeve të meteorologëve, reshjet e shiut në ditët e ardhshme nuk do të rreshtin.