-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rinasi rekord, 20 milionë euro fitime në vitin 2018

Më të lexuarat

Në vitin 2018 kompania koncesionare e Rinasit ka arritur që të thyejë rekorde sa i përket fitimeve që ka arkëtuar. Sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se Aeroporti i Tiranës ka arritur të gjenerojë vitin e shkuar 20 milionë Euro fitim, 2.3 milionë Euro më shumë se në vitin 2017, raporton “TV Klan”.

Prej vitesh koncesionari i këtij aeroporti vazhdon të ketë fitime të larta, ndërsa vlerën e investimeve që ka bërë në pistën dhe terminalin e aeroportit i ka shlyer që në 4 vitet e para të koncesionit.

Qeveria kontraktoi në vjeshtë të 2018-s kompaninë e auditimit BDO, për të bërë rishikimin ekonomik të kontratës, nga ku rezultoi se pronari i Rinasit prej vitesh ka dalë jashtë skenarit bazë të rënë dakord në fillim të marrëveshjes së koncesionit.

Të ardhurat e realizuara nga koncesionari për vitet 2004-2017 janë 120 milionë Euro më të larta se në skenarin bazë të miratuar në kontratën koncesionare, po ashtu edhe fitimet neto dhe pagesat e dividentit janë dyfish më të larta.

Në projeksionet e BDO rezulton se dhe fitimi neto që shkon në xhepat e aksionerëve, dividenti, deri në vitin 2027, kohë kur përfundon kontrata me Aeroportin e Tiranës, me skenarin ekzistues arrijnë në 290 milionë Euro nga 120 milionë që ishin në skenarin bazë.

Qeveria ka kërkuar të rikthejë balancën ekonomike, duke propozuar uljen e tarifave për linjat e fluturimit dhe qytetarët, por kjo nuk është pranuar nga aksionerët e koncesionit, pronarë të firmës China Everbright, por të regjistruar në shtetin offshore të Singaporit nën emrin Real Fortress.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit