-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Rimëkëmbet medreseja historike e periudhës Selxhuke.

Më të lexuarat

Së shpejti do të hapen dyert e medreses “Gok” e cila i përket periudhës së Perandorisë Selxhuke në provincën Sivas. Ajo tashmë është restauruar plotësisht dhe po bëhet gati për vizitorët. Emri i vërtetë është “Sahibiye Medrese” po ashtu njihet edhe me emrin “Gökmedrese”. Ajo i përket periudhës Selxhuke dhe është nga veprat më të mëdha arkitekturore të kësaj periudhe.

Siç kuptohet nga mbishkrimi në derën e madhe kryesore, ajo është ndërtuar në vitin 1271 nga veziri Sahip Ata Fahreddin Ali. Për shkak të pllakave me ngjyrë të kaltërt ajo njihet edhe me emrin “Medreseja e Kaltërt”. Mbi portën kryesore mban një mbishkrim i cili thotë “ U ndërtua në kohën e sundimit të Sulltanit Madhështor Gijasudin Kejhusrev i biri i Sulltanit Kılıçarslan, Allahu ia përjetësoftë sundimin”.

Medreseja ka formë katrore dhe në portën kryesore lartësohen dy minare të stilit selxhuk. Në hyrje të medresesë në krahun e djathtë është xhamia (mesxhidi). Në brendësi të medreses është oborri i brendshëm në formë drejtkëndore dhe në mes ka një shadirvan uji të rrjedhshëm.

Medreseja përbëhet nga dy blloqe kryesore, në njërën anë të oborrit ndodhet “Darul-hadith” në anën tjetër “Darul-kur’ra”. Ambientet janë të zbukuruara me ajete kuranore dhe me motive të ndryshme natyrore. Në ndërtimin e saj mbizotëron mermeri ndërsa muret janë të veshura me pllaka të kaltërta (çini).

Në vitin 1934 ajo kthehet në muze ku funksionoi si e tillë deri në vitin 1967 dhe më vonë pothuajse u braktis.

Tani i është nënshtruar një restaurimi të plotë nga Drejtoria e Vakëfeve dhe ka rifituar madhështinë e saj në mënyrë të plotë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit