1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

RIKTHEHET NË PUNË APARATI I KORONAROGRAFISË

Më të lexuarat

Në Klinikën e Kardiologjisë, të Qendrës Klinike Universitare, është rikthyer në punë aparati për koronarografi dhe stentim. Menjëherë pas servisimit dhe rikthimit të tij në punë, janë ftuar pacientët e parë të cilëve u është kryer koronarografia.

Brenda dite, po kryhen 5 deri në 6 koronarografi, përderisa kanë mbetur edhe një numër i pacientëve nga lista e pritjes, të cilët do të ftohen në ditët në vijim.

Të gjithë pacientët që kanë nevojë për të kryer koronarografi dhe stentim, pas referimit nga ana e kardiologut, mund të paraqiten tek kryeinfermierja e Kardiologjisë Invazive, për t’u futur në listën e pacientëve që do të kryejnë shërbimin.

Servisimi i aparatit të koronarografisë është bërë me tenderin e fundit të realizuar nga QKUK, ku parashihet servisimi dhe mirëmbajtja e koronarografit, angiografit dhe pajisjeve të tjera.

QKUK, përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, përmes Barnatores Qendrore, ka bërë kërkesën e rregullt në Ministrinë e Shëndetësisë, për furnizim të rregullt me material shpenzues dhe stenta.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit