-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rikthehet ‘luftëtari’ i ngrohjes globale/ Leshterikët shfaqen pas shumë vitesh në SHBA

Më të lexuarat

Imazhet e qeta të Oqeanit Paqësor të marra nga një dron tregojnë se leshterikët e Kalifornisë mund të jenë duke u rikthyer pas shumë vitesh duke sjellë një lajm të mirë në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Leshteriku Kelp, i cili zvogëlon ngrohjen globale duke thithur dyoksidin e karbonit nga ajri përmes fotosintezës, ka vdekur në mënyrë dramatike përgjatë bregdetit të Kalifornisë Veriore, me një studim që llogarit një humbje prej më shumë se 95% që nga viti 2013 për shkak të rritjes së temperaturave të detit dhe sëmundjeve, sipas Reuters.

Por një ekip nga grupi mjedisor Nature Conservancy ka vërejtur shenja të një rikuperimi të pjesshëm të pyjeve të leshterikëve gjatë studimeve në brigjet e qarqeve Mendocino dhe Sonoma me dron.

Grupi filloi së pari të studionte pyjet e leshterikëve nga qielli në vitin 2019, por nuk kishte asgjë për të parë, tha Vienna Saccomanno, e cila drejton programin e monitorimit dhe hartës së leshterikëve të Nature Conservancy. Një shpërthim në popullsinë e iriqëve të detit, të cilët konsumojnë leshterikë, e shtoi katastrofën.

“Thjesht nuk kishte asnjë leshteri, pak ose aspak leshterik. Dhe të jesh këtu në 2021 dhe të shohësh këtë ngritje të fortë në leshterikë është aq emocionuese”, tha ajo.

Duke fluturuar 120 metra lart, afër bregut, dromët arritën të kapnin imazhet e leshterikëve. Shkencëtarët kanë vërejtur shumë më tepër alga deti ngjyrë kafe në vitet e fundit, të cilat Saccomanno thotë se janë të pasura me lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë lulëzimin e bimësisë.

Në vitin 2019, sondazhi i Nature Conservancy zbuloi se leshterikët ishin të një madhësie prej një hektari dhe në vitin 2020 ishte rritur në 5.5 hektarë. Sipërfaqja e leshterikëve është akoma nën mesataren.

“Ne e dimë se ky ekosistem ende nuk është plotësisht në ekuilibër dhe ka ende punë për të bërë,” tha Saccomanno.

Teknologjia e dronit është jetike për sigurimin e të dhënave mbi leshterikët, tha Kirk Klausmeyer, drejtor i shkencës së të dhënave në kapitullin e Kalifornisë të Nature Conservancy.

“Kur merremi me probleme si kjo, ne me të vërtetë duhet të marrim sa më shumë të dhëna të jetë e mundur. Dhe dronët na lejojnë të marrim imazhe vërtet me rezolucion të lartë të bimëve të leshterikëve”, tha ai.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit