Fundjava nè Kosovë ka mbërrirë me reshje bore dhe me temperatura të ulëta, ndryshe se çfarë ishim mësuar javëve të fundit.
Kjo si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga veriperëndimi i kontinentit dhe vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të mbizotërojnë mbi vendin tonë edhe gjatë fundjavës.
I ftohti do të na shoqërojë edhe në fillim të javës së ardhshme, por që temperaturat do shënojnë rritje graduale.
Për ditën e sotme, temperaturat minimale do të prekin edhe -13 gradë në disa qytete të Kosovës, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri në -2 gradë Celsius/tg