Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes një komunikate për shtyp se ka hapur kalimin kufitar në Merdare rreth orës 15:00, i cili qe mbyllur për qarkullim si pasojë e incidentit që ndodhi gjatë ditës së sotme.
Mbi 30 policë të Kosovës kanë marrë lëndime më të lehta derisa po përpiqeshin të shoqëronin për në territorin e Serbisë një grup serbësh, të cilët kishin sulmuar policinë me gurë, raporton rel.
Mediat serbe kanë njoftuar se gjatë kësaj përplasjeje, janë lënduar mbi 15 serbë./Indeksonline/kohaislame