1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rifillimi i krijimit nga “OSS CAUDALIS”

Më të lexuarat

Lavdia i qoftë Allahut, Krijuesit të gjithësisë. Përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), mbi familjen dhe shokët e tij të ndershëm.

Transmeton Ebu Hurejra nga i dërguari i Allahut, i cili ka thënë:

‘’Nga qielli do të bjerë një shi dhe do të mbijnë (njerëzit) nga toka ashtu siç mbijnë bimët (perimet), ndërsa te njeriu çdo gjë do të zhduket përveç një ashti i cili quhet kocka bishtore (pjesa e fundit e boshtit kurrizor). Në Ditën e Kiametit prej tij do të fillojë krijimi.’’ (Përmblodhën: Buhariu dhe Muslimi)

Muslimani beson se vdekja është një e vërtetë dhe ringjallja është një realitet, është një ditë kur të gjithë njerëzit tubohen, të parët dhe të fundit, kudo që janë do të prezantojë.

Së bashku t’i kujtojmë fjalët e Allahut të Lartësuar, të Gjithëdijshmit Fuqiplotë:

 ‘’Ajo është një Ditë që do të mbidhen bashkë i gjithë njerëzimi dhe ajo është një Ditë kur të gjithë do të jenë të pranishëm.’’ (Hud, 103)

 ‘’Kudo që të jeni Allahu ka për t’ju grumbullojë të gjithëve (Ditën e Ringjalljes). Allahu ka fuqi për të bërë çdo gjë.’’ (Bekare, 148)

 ‘’Nuk ka asnjë në qiej dhe në tokë që të mos i kthehet të Gjithmëshirshmit si rob i nënshtruar. Pa dyshim që Ai (Allahu) gjithsecilin e ka numëruar dhe përfishirë në llogari në mënyrë të plotë dhe të saktë. Dhe në Ditën e Kiametit secili Atij do t’i paraqitet i vetmuar (nuk do ta ketë askënd).’’(Merjem, 93-95)

Hadithi i lartpërmendur tregon formën e ringjalljes së njerëzve ku pas një shiu ata do të mbijnë nga toka ashtu siç mbijnë barishtet dhe perimet.

Detyra e tokës është që në vete të tretë njerëzit pas vdekjes dhe kështu të gjithë t’i kthehen bazës së krijimit. Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) në hadith na tregon që çdo gjë do të tretet te njeriu përveç një pjese të quajtur ‘’axhbu dheneb’’kockë e vogël që në terminologjinë shkencore të anatomise quhet ‘’oss caudalis’’. Kjo është kocka bishtore e pjesës së fundit të boshtit (shtyllës) korrizore. Po nga kjo pjesë e kockave do të rikrijohet njeriu dhe rindërtohet tupi i tij në Ditën e Ringjalljes për të dhënë llogari përpara Allahut të Lartësuar.

Njeriu do të njoftohet për të gjitha punët që ka bërë të mira apo të këqia dhe çdo gjë do të jetë e regjistruar me korrektësinë më të madhe saqë edhe vet njeriu do të habitet. Duhet kujtuar çdo herë Ditën e Ringjalljes për llogari.

Së bashku ta kujtojmë hadithin e Muamedit (salallahu alejhi ue selem) ku thotë:

Njeriu nuk do të lëvizë pa iu përgjigjur katër pyetjeve:

1.       Ku e ke kaluar jetën?

2.       Çfarë ke punuar me dijen tënde?

3.       Si e ke fituar pasurinë tënde dhe ku e ke harxhuar?

4.       Ku e ke lodhur trupin tënd? ’’

Transmeton Tirmidhiu, hadithi është hasen.

O njeri! Kujto fillimin e krijimit tënd në Ditën e Ringjalljes dhe përgatitu për përgjigje.

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu

19.05.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit