2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“Rifeudalizimi i botës” Jean Ziegler

Më të lexuarat

Jean Ziegler: “Një fëmij që sot vdes nga uria, ai është i mbytur.”
Sociologu zvicran dhe raportuesi i Kombeve te bashkuara për te drejtën e ushqimit, Jean Ziegler, thërret për kryengritje kundër sundimit botëror te koncernave dhe për shpërndarjen e WTO-së (organizatës botërore për tregti) dhe IWF-së (FMN – fondit monetar ndërkombtar).
 
Profesor Ziegler në librin tuaj të ri “Imperiumi i turpit” ju flisni për rifeudalizmin e botës. Cka mendoni me këtë?
 
Në dekadat e fundit në tokë janë krijuar pasuri te pabesueshme, tregu botëror në 12 vjetët e fundit është shtuar me shumë se tre fish, bruto social produktet botërore janë dyfishuar. Për herë te parë në historinë e njerëzimit është mundur mungesa objektive dhe utopia e lumturisë së përbashkët materialisht do te ishte e mundshme. Dhe pikërisht tani ekziston një rifeudalizim brutal dhe masiv. Zotrinjt e rinjë kolonial, koncernat multinacionale – unë i quaj kosmokratet – përvetësojnë pasuritë e botës. Ky sundim i ri feudal është 1000 herë më brutal se sa ai i kohëve aristokrate te revolucionit francez.
 
Si funksionon ky sundim feudal në shekullin XXI?
 
Teoria e legjitimimit te koncernave është konsensusi i Uashingtonit. Pas kësaj duhet te ekzistoj një liberalizim total mbarëbotërorë: te gjitha mallrat, gjithë kapitali dhe te gjitha rrymat e shërbimeve në cdo sferë të jetës duhet te privatizohen plotësisht. Sipas këtij konsensusi nuk ka te mira publike si përshembull uji. Edhe gjenet e njerëzve, kafshëve dhe bimëve merren nën pronësi dhe patentohen. Cdo gjë i nënshtrohet principit te maksimalizimit te profitit. Me ketë rast koncernat fusin në përdorim dy armë te shkatërrimit në masë: urinë dhe borxhet. Rezultati absolutisht është i tmerrshëm. Numri i të uritëve rritët gjithnjë në numra absolut. Sipas raportit te ushqimit ndërkombtar vitin e fundit cdo ditë kanë vdekur 100.000 mijë njerëz nga uria ose pasojat e saj direkte, cdo 5 sekunda është vdekur urie një fëmij nën 10 vjecar. Dhe kjo, edhe pse bujqësia botërore qysh sot, pa genteknikë, mund te ushqente 12 miliard njerëz pa problem, sic thuhet ne të njejtin raport. D.t.th. se ska kurrfar fataliteti në shkatërrimin në masë te botës. Një fëmij që sot vdes nga uria, ai vritet.
 
Cka duhet të ndodhë që te ndalohet ky zhvillim vrastar?
 
Së pari duhet te shkatërrohet legjitimimi teorik i këtij sistemi, konsensusi i Uashingtonit, ekonomizimi i natyrës – kjo ide e marrë duhet shkatërruar. Mandej duhet te organizohet dhe aprovohet kryengritje e te ndërgjegjshmëve, një kryengritje shoqërore, kundër pakicës kosmopotike e cila sundon botën. Sepse ky rregull kanibal botëror i sotshëm është fundi i atyre vlerave dhe institucioneve iluministe nën te cilat ne kemi jetuar deri sot, fundi i vlerave themelore, te drejtave te njeriut. Ose do te ndërprehet dhuna strukturale e koncernave ose demokracia, ky civilizim, i cili sot është i fiksuar në 111 artikuj te kartës se OKB-së ose ligjit themelor gjerman do të përfundoj dhe do te vie xhungla. Është në pyetje ekzistenca.
 
Ju pra ligjëroni për një kryengritje mbarëbotërore kundër fuqisë se koncernave. A shihni ju për ketë pikënisje?
 
Sot ka tri fuqi historike te cilat duhet mobilizuar: utopia, shëmtia dhe turpi.
Utopia, qe krijimi i lumturisë se përbashkët sot është e mundshme. Shëmtia që një nënë në Brazilin verilindor ndien kur ajo zien një gurë që fëmijët te mund te flejnë te qetë kinse është duke u zier dicka edhe pse ende ska asgjë për të ngrënë. Dhe turpi, te cilin ne e ndiejmë, kur ne duhet te shohim se si njerëzit torturohen ose vdesin urie. Kjo fuqi e turpit duhet te mobilizohet tek ne, te cilet jemi bashkëpuntoret e heshtur te këtij rregulli vrasës botëror.
 
A mund te përmendni një shembull për fuqinë e turpit?
 
Nga Korea Veriore gjithnjë e me tepër ikin njerëzit drejt fiqiut Kinez për shkak te vdekjes nga uria, nga e cila qe 17 vite 12% e popullsisë janë viktimë. Qe nga viti 2002 policia sekrete kineze përndjekë këta refugjat te uritur dhe i kthen prapa ne Pjeng’jang. Atje burrat kryesisht ekzekutohen, femijet dhe gratë dergohen ne kampe te perqendrimit. Kur unë ne 2003 dëshiroja te demaskoja ketë, dy minuta para se te fillonte fjalimi erdhi ambasadori kinez ne gjunjë tek tribuna qe te mos shihej nga salla. Ai i shqetësuar mu përgjerua qe kete pikë te mos e përmendja fare. Kjo është fuqia e turpit. Por unë megjithatë natyrisht se kam folur. Qysh atëhere udhëtimet e mia për në Kinë nuk janë më te preferushme.
 
Si dëshiron OKB-ja të arrijë që këto koncerna ndërkombtarisht t’i përmbahen te drejtave te njeriut?
 
Për ketë ka pikënisje shumë te ndryshme, ndër te tjera Global Compact-i, i cili niset nga vullneti dhe nga i cili unë nuk pres shumë. Në te kundërten normat lidhëse te OKB-së për ndërmarrjet, te cilat i ka përpiluar nënkomisioni i komisionit për te drejtat e njeriut me duken te shkelqyeshme. Këtu shoqëria civile dhe po ashtu OJQ-të gjermane, por edhe ambasada gjermane duhet te bëjnë presion që këto norma te zbatohen. Shumë premtues unë e shoh edhe vendimin nga mbledhjen e 61-të e komisionit për te drejtat e njeriut te kombeve te bashkuara: qysh tash te drejtat e njeriut – civile dhe politike, si dhe sociale, ekologjike dhe kulturore – do të vlejnë jo vetëm për shtetet, por edhe për subjetin e ri historik, për akterët joshtetëror, koncernat multinacionale. Nëse kjo rezolut bëhet e drejtë e popujve, atëhere Gjermania do të kishte obligimin e ashtuquajtur ndërkombtar. Do te ishte përgjegjëse qe koncernat, te cilat i kanë qendrat në Gjermani, t’i respektojnë te drejtat e njeriut në mbarë botën. Teknikisht kjo është e zbatueshme. Përshembull pa harxhime të medha mund te formohej një korpus inspektiv në Berlin i cili do te kontrollonte respektimin e te drejtave te njeriut nga koncernat gjermane jasht saj dhe te ngrinte sanksione nëse do te kishte cenime te te drejtave te njeriut.
 
Cka mund te bente secili? A mund të ndihmoj që ta thyej dhunën strukturale te koncernave?
 
Kush jeton në nje demokraci, vecanarisht në atë përendimore, mund të bëj gjithcka për të thyer këtë rend vrasës botëror. Një shembull: skllavërimi me borxhe i botës së tretë administrohet nga IWF – Fondi monetar ndërkombtar (FMN). Në mbledhjes e përgjithshme gjysmëvjetore te FMN-së ne Uashington është edhe ministri gjerman i financave aty. Ai ka një ndikim të madh, sepse Gjermania është fuqia e tretë botërore ekonomike. Brazili sipas statistikave te qeverisë ka 44 milion njerëz rëndë te nënushqyer, gati qerekun e banorëve, edhe pse është një vend i pasur. Por nga 18 vjet diktatur ushtarake dhe nga 5 vjetë te presidencës neoliberale, presidenti i tanishëm Lula, nga i cili pres shumë, ka trasheguar një “bjeshkë” me borxhe te jashtme prej 242 miliard dollar. Këto borxhe te jashtme përbijnë pjesën më të madhe te devizave te fituara nga eksporti. Prandaj objektivisht ai nuk ka mundësi te financoj programin “Fome Zero” kundër varfërisë në vend. Për kete arsye përpiqet ai qe dy vite te bisedoj me FMN për një moratorium te borxheve dhe ndeshet me një murë betoni. Publiku gjerman, mediat, institucionet parlamentare, cdo qytetar me letren e tij zgjedhore mund t’i thoshte ministrit gjerman te financave: ne duam qe ju në FMN te pranoni moratoriumin për borxhet e Brazilit, sepse ne nuk duam që femijet brazilian te vazhdojnë te vuajnë nga uria. Kjo bën! Në demokraci mjetet janë ne posedim për te ndryshuar ketë rregull botëror dhe aprovuar te drejtat e njeriut.
 
Cfarë roli luajnë organizatet botërore te WTO-së dhe IWF-së ne ketë rend?
 
Fatkeqësisht janë WTO dhe IWF dy organizatet vendimtare për marrëdhenjë veri-jug. OKB nuk kane këtu shumë për te folur. Nga të dyjat konsensusi neoliberal i Uashintonit aprovohet dogmatisht. Te dyjat janë ndihmës vullnetar te kosmokratëve, ato duhet te shpërbëhen.
 
Ju nuk besoni se WTO dhe IWF do te ishin te reformushme?
 
Jo. Këto janë organizata njerëz-shkatërruese. Njerëzit vdesin cdo ditë nga kjo politikë. Për shembull në Niger sot janë 3,6 milion njerëz në humnerë. FMN (IWF) vitin e kaluar ka parandaluar paraqitjen e rezervave ushqimore. Ai (FMN) ka punuar qe ndërmarrja transportuese më e madhe e vendit te privatizohet dhe gjithashtu edhe shërbimi kombtar veterinar. Tani ska më vaksina për gjedhe. Dhe tani FMN ka ndaluar që as meli te mos shpërndahet falas, as nga OKB dhe OJQ-të, sepse qenka deformuese e tregut. Kjo është një politik absolutisht vrasëse.
 
Si do të duhe te rregullohej tregu botërore sipas mendimit tuaj?
 
Unë jam për rregulla te drejta te tregtisë botërore, që iu pergjigjen interesave te dy palëve në cdo fazë: për tu tregtuar lirë, pa detyrime, sipas principeve te drejtesisë dhe transparencës. Ndërsa ne WTO (OBT – organizata botërore e tregtisë) nuk është kështu: UE, SHBA, Kanada, Australia dhe Japonia diktojnë procesin e marrëveshjeve. Kanë një fuqi totale te shtypjes, sepse ata kontrollojnë 81% te tregtisë botërore. Dhe ata mund te bllokojnë zgjedhjet e shumicës, sepse te gjitha vendimet njëzëri përcaktohen nga të gjithë antarët e WTO-së. Ky i ashtuquajtur rregull konsensual është një gënjeshter e kulluar: iu duhet te pasurve që një konsensus te tillë mund ta detyrojnë me premtime apo kërcnime ekonomike. Vendet e varfëra as qe e kanë mundësinë që te marrin pjesë vazhdimisht gjatë marrëveshjeve – shpesh ata nuk informohen fare për vendimet e rëndesishme. Përshembull 18 vende afrikane nuk kanë asnjë ambasadë tek WTO në Gjenevë, sepse nuk mund ta mbajnë atë. Unë jam për rregulla tregtare botërore, por jo për këto. Këto janë diskriminuese, mekanizma jo transparent shtypës.
 
Cfare alternative do te kishte ndaj WTO?
 
Nje kunderpeshë e rëndesishme ndaj WTO eshte tani UNCTAD (UN konferencë për tregti dhe zhvillim). Ajo punon shume me shoqërinë civile së bashku. Një organizatë e re për rregullimin e tregtisë botërore do te duhej te punonte nën ombrellën e OKB-së, cka rasti i WTO-së nuk është i tillë.
 
Cka prisni nga takimi i WTO-së në Hongkong?
 
Jo shumë. Nëse pozicionet e vendeve industriale te takimit te WTO-së 2003 në Kankun nuk ndryshojnë, atëhere smund te ketë asnjë marrëveshje. Pikë kacafytje do te jetë prapë pambuku. Bushi prap do t’i subvencionoj me 5 miliard dollar 600 prodhues amerikan te pambukut. Cmimet e pambukut do te rrënohen. Do te diskutohet qe 5 shtetëve afrikanopërendimore, të cilat janë plotësisht te varura nga prodhimi i pambukut – Burkina Faso, Benini, Mali, Nigeri, Senegali – që për ketë arsye t’iu paguhen kompenzime financiare. Kjo do të ishte një thyerje e logjikës tregtare te WTO-së, për herë të parë do të ishte futur një dimension normativ.
 
SHBA-të janë kritikuar për shkak te subvencioneve për pambuk nga WTO. A nuk ka mundësi për sanksione?
 
Po, por ato nuk janë efektive. Shtetet e vogla si Burkina Faso dhe Senegali nuk kanë shansë. Ata mund te ndalonin importimin e pambukut amerikan, por kjo nuk i pengon aspak amerikanët. Sikur te ngrinte SHBA-ja një stop për importimin e pambukut nga afrika përendimore, kjo do te ishte një ruinë për atë regjion. Ky është një prej shumë problemve te WTO-së, sepse në realitet vetëm shtetet e mëdha mund të vëjnë sanksione efektive.
 
Shumë njerëz nga vendet e varfëra te botës provojnë që te arrijnë një oazë te mirëqenjës sikurse bashkimi Europian. Cka mund të bëj BE?
 
BE do të duhej menjëher te hiqte subvencionet e saj në eksport dhe prodhimtari nga bujqësia. Te gjitha vendet industriale së bashku vitin e kaluar, për subvencione bujqësore për prodhim dhe eksport kanë dhënë 349 miliard dollar amerikan – gati 1 miliard dollar në ditë! Shkatërrimi i tregjeve lokale në vendet në zhvillim nga eksportet e lira nga BE janë një skandal tashmë i njohur. Në tregun në Dakar te Senegalit perimet europiane nga Franca, Portugalia dhe Spanja mund të blihet me një te treten e çmimit vendor. Bujqit senegaleze dërrmohen 16 orë nën diellin përvelues. Në treg ata gjejnë dumping perimet e bashkimit europian. Ata nuk kanë shansë.
 
Shumë njerëz mund te thonë se kete e kemi ditur te gjitha para shume vitesh, por kjo ska ndryshuar asgjë.
 
Nuk është e vertetë. Vetëdija botërisht është në rritje. Madje edhe në vetë WTO kritikat dhe punët kërkimore te organizatave si Germanwatch, kanë treguar efekte. Por ende ka dyshime. Ne mbledhjen e WTO-së në Kankun eshte shfaqur nje simbioze e suksesshme mes shoqerise civile dhe delegateve te shteteve ne zhvillim. Pascal Lamy, drejtori i përgjithshëm i WTO-së, e ka vërejtur ketë dhe tani kërkon dialog direkt me OJQ-të. Shoqëria civile është e fortë në Gjermani dhe në botë./E-I

Intervistoj Ralf Willinger

Marrur nga: islamishe zeitung
 
Vërejtje: mendimet janë pronë dhe përgjegjësi e autorit te tyre.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit