0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

RIÇIARDONE: KRIZA E SIRISË NUK DO TË ZGJIDHET PA BASHKËPUNIMIN E SHBA DHE TURQISË

Më të lexuarat

Ambasadori Riçiardone mbajti një fjalim në konferencën e 31-të vjetore të Këshillit Turko-Amerikan që organizohet në Uashington.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, Frensis Riçiardone (Francis Ricciardone) deklaroi se kriza e Sirisë nuk do të zgjidhet pa bashkëpunimin e SHBA dhe Turqisë.

Ambasadori Riçiardone mbajti një fjalim në konferencën e 31-të vjetore të Këshillit Turko-Amerikan që organizohet në Uashington.

Ambasadori tha se Turqia dhe Amerika duhet të bashkëpunojnë ngushtë sikurse gjatë kohës së Luftës së Ftohtë në lidhje me çështjet e ndryshme si ato të Iranit, Kaukazit, Qipros dhe Ballkanit.

Riçiardone tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve nuk janë në nivelin e duhur dhe shtoi se për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare duhet që më shumë amerikanë dhe turq të njohin njëri-tjetrin.

Duke prekur edhe në hartimin e kushtetutës së re të Turqisë, ambasadori Riçiardone tha se Turqia deri në vitin e ardhshëm nuk do të ketë vetëm një kushtetutë të re por në krahasim me kushtetutën aktuale ajo do të jetë më e mirë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit