1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rhode Island, shteti i dhjetë në SHBA që legalizon martesat e homoseksualëve

Më të lexuarat

”Rhode Island” u shndërrua ditën e enjte në shtetin e dhjetë amerikan që legalizoi martesat homoseksuale, pasi Senati i shtetit kaloi legjislacionin me 26 vota pro dhe 12 kundër.

Më parë, ky legjislacion ishte miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të “Rhode Island”, një shtet me një milionë banorë dhe kryeqytet qytetin e Provindencës.

Guvernatori Lincol Chafee është një prej mbështetësve kryesorë të miratimit të këtij ligji.

”Rhode Island” shndërrohet kështu në shtetin e fundit të rajonit të New England që legalizon martesat midis të njëjtës gjini.

Në mbështetje të legalizimit, me mijëra anëtarë të komuniteve “LBGT” u tubuan dhe brohoritën në qendrat kryesore urbane të shtetit. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit