4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rexhepi: Xhandarët serbë do ta shkelin betimin

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se askush nuk duhet frikësuar nga betimi i xhandarëve serbë për të luftuar dhe vdekur për Kosovën.

Rexhepi në një deklarim për “Kohën Ditore”, është shprehur i sigurt se një betim i kësaj natyre do të shkelet, ashtu siç janë shkelur edhe shume betime të tjera nga ultranacionalistët serbë.

“Megjithëse kjo është çështje interne e tyre, unë jam i sigurt se xhandarmëria serbe do ta shkelë betimin që ka dhënë. Sa herë janë betuar, ata kanë dështuar. Kjo është në traditën e tyre”, ka thënë ministri.

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe e kanë dhënë “betimin për Kosovën”, gjatë shënimit të 152-vjeotrit të formimit. Në një pjesë e tekstit të betimit thuhet “Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb; pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime; pa Kosovën nuk ekzistoj as unë…”.

Zëdhënësja e xhandarmërisë serbe, Stanica Puzovic, një ditë më herët ka deklaruar për mediat vendëse se simbolika e ndërlidhjes së Kosovës në betim nuk ka kurrfarë lidhjeje me ndërrimin e pushtetit në Serbi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit