1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rexhepi uron besimtarët musliman

Më të lexuarat

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepi, me rastin e festës së Kurban Bajramit uroi gjithë besimtarëve myslimanë në Maqedoni për këtë festë të madhe islame, duke u dëshiruar harmoni, humanizëm dhe respekt të ndërsjellë.

Në mesazhin e tij, kreu i BFI-së tha se kjo festë është sublimin ndjenjash të mëshirës dhe dashurisë.

“Falënderimet i takojnë Allahut të Gjithëpushtetshëm i cili na mundësoi që ta presim edhe këtë bajram, festë kjo që është përplot me mëshirë, dashuri, humanizëm dhe respekt njerëzor. Ky sublimim ndjenjash të bukura manifestohet përmes prerjes së kurbanit nga ata që kanë mundësi dhe përmes shpërndarjes për ata që janë në nevojë, kështu u veprua që nga koha e Ibrahimit a.s, duke u dëshmuar përkushtimi, devotshmëria dhe besimi i paluhatshëm i besimtarit mysliman, u shpreh kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, duke shtuar se “përmes aktit të sakrificës, konkretisht prerjes së kurbanit do të bëni që festën e Kurban Bajramit ta gëzojnë edhe jetimët, të varfrit dhe njerëzit në nevojë. Urojani njëri-tjetrit këtë festë duke e zgjatur dorën, duke e hapur zemrën dhe përqafuar sepse vetëm kështu i shtohet kuptimi kësaj feste të shenjtë”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit