3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Rexhepi: Migrantët sirian nuk refuzuan ndihmat e Kryqit të kuq

Më të lexuarat

Shkup, 30 gusht- Jasmin Rexhepi, kryetar i organizatës jo qeveritare Legis përmes një deklarate me shkrim sqaron se migrantët nuk kanë refuzuar ndihmat e Kryqit të kuq.

Por deri te ky incident ka ardhur si rezultat i revoltit të migrantëve ndaj policisë. Ata kanë refuzuar ndihmat e policisë dhe jo të Kryqit të kuq. Rexhepi lut mediat që të mos nxisin islamofobi dhe ksenofobi, transmeton zhurnal.mk

“Në lidhje me dezinformatën e cila para disa kohësh u shpërnda në mediat e brendshme dhe ato rajonale e që ka të bëjë me mos pranimin e ndihmës humanitare të Kryqit të kuq nga ana e refugjatëve për shkaqe fetare, për hir të vërtetës dhe në shenjë solidarizimi me kolegët e Kryqit të Kuq në Maqedoni e japim deklaratën në vijim.

Kryqi i kuq i Maqedonisë është organizatë që punoj afër nesh në kufirin jugor dhe verior dhe ne kemi koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me to.

Në momentin kur kufiri ishte i mbyllur ndërsa gjendja e refugjatëve u bë e vështirë, me insistimin e të gjithë neve që të japim ushqim dhe ujë për t`ia lehtësuar refugjatëve, përfaqësuesit e MPB u pajtuan që ato vet të japin ujë dhe ushqime për refugjatët, dhe jo ne aktivistët humanitar.

Ata fillimisht nisën që të shpërndajnë nga pakot humanitare të Kryqit të kuq. Në atë moment, refugjatët e revoltuar i refuzuan pakot në shenjë proteste pasi që e njëjta polici e cila ia ndaloi hyrjen tash po i jep ndihmë, dhe jo njerëzit humanitar që e kanë atë detyrë.

Ai reagim ishte midis dy palëve konfliktuoze: refugjatëve dhe forcave të sigurisë, dhe në asnjë moment nuk kishte të bëjë me amblemën e Kryqit të kuq,sidomos kur e kemi parasysh se edhe në Siri shfrytëzohet e njëjta shenjë.

Kjo gjë do të ndodhte edhe me pakot tona. Ushqimi që Kryqi i kuq e shpërndan është sipas standardeve hallall dhe me të vërtet nuk mund të i hipim në qaf mbi këtë bazë.

Për këtë arsye, duke qëndruar në mbrojtje të drejtave të refugjatëve dhe nderit të gjitha organizatave humanitare, i lusim mediat që të mos shpërndajnë dezinformata për refugjatët dhe kolegët humanitar dhe të mos nxisin islamofobi dhe ksenofobi”, deklaroi Jasmin Rexhepi, kryetar i organizatës Legis, transmeton zhurnal.mk

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit