0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rexhepi: Jam më i miri

Më të lexuarat

Bajram Rexhepi nuk e ka shqyrtuar asnjëherë mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht ndodhive në Policinë e Kosovës. Ai thotë se është një nga ministrat më të suksesshëm të Qeverisë dhe se për këtë arsye as kryeministri Thaçi nuk do ta shkarkojë. Por, opozita ka një vlerësim tjetër. Ata kërkojnë dorëheqjen e Rexhepit me pretekstin se ka dështuar në punën e tij.
Rexhepi madje është ndier krenar dhe pak modest duke thënë së është njëri ndër ministrat më të suksesshëm që ka qeveria e Hashim Thaçit.

Ministri i Brendshëm ka thënë për “Express” se, pavarësisht krejt gjërave që kanë ndodhur në organin e rendit të cilin e drejton, kurrë nuk ka bërë plan të japë dorëheqjen e tij. Këtë ai thotë se do ta bëjë vetëm kur ai vetë të vendos, apo në qoftë se kërkon kryeministri i Kosovës.

“Kryeministri mundet të më shkarkojë edhe kjo ndodh vetëm në atë moment kur ai e kërkon një gjë të tillë”, ka sqaruar Rexhepi për Express. “Edhe kur të më shkojë mendja vetë jap dorëheqje. Se për të tjerat nuk ndij”, thotë ai.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit