Futbollisti algjerian, Islam SLIMANI është nervozuar tepër shumë në bashkëlojtarin e tij te Sportingu, portierin brazilian Marselo, i cili gjatë festimit të Super Kupës së Portugalisë, titull të cilin Sportingu e fitoi të dielën falë fitores minimale 1:0 ndaj Benfikas, kishte vendosur ta spërkas me shampanjë bashkëlojtarin e tij. Mirëpo si duket ky gjest i brazilianit ka revoltuar Slimanin, i cili e ka kundërshtuar ashpër portierin e tij, duke i bërë me dije se pijet alkoolike janë rreptësisht të ndaluara për muslimanët.