2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Revista Foreign policy: Islamikët janë më të mirë se laikët e korruptuar

Më të lexuarat

 

Revista amerikane Foreign Policy, në një raport të saj rreth situatës politike në Egjipt, është shprehur se zgjedhja e një islamiku në postin e presidentit, është më e mirë dhe me më pak rreziqe sesa zgjedhja e një laiku që do të përfaqësonte sistemin korruptiv të thellë që Mubaraku pati ngritur përgjatë 30 viteve.

Katër muaj pasi këshilli ushtarak kishte shtënë në dorë të gjitha pushtetet, kandidati i Vëllezërve Myslimanë ka fituar zgjedhjet presidenciale, për tu bërë presidenti i parë civil nëpërmjet zgjedhjeve të lira në vend.
Gazeta citon se Këshilli ushtarak i pati premtuar administratës amerikane se me tu zgjedhur presidenti i ri, do ia dorëzojë atij pushtetin menjëherë. Por të gjithë u çuditëm me vendimin kushtetues të javës së shkuar, sipas të cilit këshilli ushtarak do të mbante të drejtën e ndryshimeve në kushtetutë, shpërndarjen e parlamentit dhe disa kompetenca të tjera të presidentit.
Sipas revistës, Mubaraku ia pati dalë mbanë duke e bindur administratën amerikane, se pa një grusht të hekurt, islamikët mund të vijnë në pushtet dhe për fat të keq, administrata amerikane e pati besuar dhe mbështetur, duke shkelur vlerat e saj. /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit