-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Reuters: Opozitarëve u është dërguar një sasi e madhe armatimesh?

Më të lexuarat

Agjencia informative Reuters njoftoi se nga Katari dhe Arabia Saudite për grupet çlirimtare që po luftojnë në Siri janë dërguar armë të sofistikuara dhe të rënda.
Qëllimi i këtyre armëve është çlirimi i popullit sirian nga forcat terroriste te regjimit të Bashar Asadit. Kurse ndaj Rusisë po shtohet presioni, pas paralajmërimit te disa vendeve se Siria ka hyrë në një luftë civile. Arabia Saudite ka blerë sasi të mëdha armësh për t’ua vënë ato në shërbim opozitarëve sirianë. Sipas këtij burimi, autoritetet amerikane dhe perëndimore kanë bërë të ditur se këto armë u janë dërguar opozitarëve nëpërmjet Turqisë. Ky veprim i Arabisë Saudite ka për qëllim që opozitarët e armatosur të dëbojnë ushtrinë e regjimit sirian nga qendrat e rëndësishme. Grupet opozitarë nuk kanë bërë të ditur se cilat janë ato vende që kanë bërë të mundur dërgimin e sasive të mëdha të armëve, por kanë saktësuar se futja e tyre në Siri është mundësuar nëpërmjet territorit turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit