-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Resurset e Kosovës po i falen “Bechtel-Enka”-s

Më të lexuarat

Resurset natyrore të Kosovës po i falen kompanisë “Bechtel-Enka”.

Kështu ka vlerësuar sot Lëvizja Vetëvendosje, duke i bërë thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të mos e nënshkruajë marrëveshjen për ndërtimin e gurthyesit në fshatin Grabovc të Ulët të Fushë Kosovës.

Deputeti nga radhët e VV-së, Liburn Aliu, në një konferencë për mediat, ka thënë se ligjet e Kosovës për mjedisin janë të qarta dhe moderne, porse “ato nuk respektohen për shkak të interesave qeveritarë”.

Aliu ka theksuar se fshati Grabovc i Ulët është një lloj oaze me bukuri natyrore dhe nuk do të duhej që “gurthyesi të shkatërronte një mjedis kaq të shëndetshëm, vetëm pse ai tani është bërë simbol i qeverisë Thaçi”.

“Çështja e gurthyesve është shndërruar në një sindromë dhe realisht gurthyesi është shëdërruar në një simbol të pushtetit të sotëm. Gurthyesit po e degradojnë natyrën. Pushteti përmes tyre po degradon natyrën dhe jo vetëm mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë Aliu.

Kompania “Bechtel-Enka” është ngarkuar për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit