2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Restorantet më të shtrenjta në botë me yje Michelin

Më të lexuarat

Menuja më e shtrenjtë e degustimit kushton më shumë se 1,700 dollarë për person.

Ushqimi në një restorant me yje Michelin nuk është domosdoshmërisht i shtrenjtë, por le ta pranojmë, shumë nga këto restorante luksoze kushtojnë goxha.

Por sa të shtrenjta janë këto vende? Chef’s Pencil, një revistë ndërkombëtare për ushqimet dhe një pikë referimi në internet për kuzhinierë të të gjitha niveleve, së fundmi kreu një studim për ta zbuluar këtë. Gjetjet bazohen në çmimin e një menuje të plotë degustimi, e cila shpesh përfshin diku nga 8 deri në 12 pjata për një darkë.

Pas shqyrtimit të menuve të afro 500 restoranteve me yje Michelin, Chef’s Pencil zbuloi listën e 15 restoranteve më të shtrenjta me yje Michelin në mbarë botën. Shumica e tyre gjendet në Azi, veçanërisht në Japoni, e cila shfaqet pesë herë në listën e 15 restoranteve më të shtrenjta. Japonia është gjithashtu i vetmi vend që shfaqet më shumë se një herë në listë.

Pavarësisht pjesëmarrjes së madhe nga Azia (edhe restorante në Hong Kong dhe Shangai ishin pjesë e listës), vendi i parë shkoi për Sublimotion në Ibiza, Spanjë. Menuja e degustimit e klasit të lartë në këtë restorant do t’ju kushtojë 1,740 dollarë për person, por përvoja është shumë më tepër se thjesht ushqimi. Sublimotion u ofron klientëve një përvojë të realitetit hibrid, me një kuzhinier kibernetik që përgatit ushqim para çdo klienti. Rezultati është një vakt i shijshëm që konsumatorët mund ta shijojnë në një botë virtuale.

Restoranti i dytë më i shtrenjtë është në Shangai dhe gjithashtu përdor teknologjinë vizuale për të zhytur klientët në një botë virtuale. Klientët në Ultraviolet mund të duhet të paguajnë 1,422 dollarë për një menu të plotë degustimi, e cila bashkon kuzhinën perëndimore me ndikimin aziatik.

Ultraviolet

Në vijim, duke plotësuar tre vendet e para, renditet Kitcho Arashiyama Honten në Kioto, Japoni, ku një menu degustimi kushton 910 dollarë për person. Klientëve do t’u shërbehet kuzhina më e mirë japoneze në një prej shtatë dhomave të ngrënies.

Kitcho Arashiyama Honten

Secila prej tyre ka përballë një kopsht të bukur japonez. Arkitektura dhe dekori i restorantit merr gjithashtu një pamje tradicionale japoneze, duke u dhënë darkuesve një përvojë të plotë të asaj kulture. / Travel & Leisure

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit