Pas vdekjes së babait, djali vendosi ta dërgon nënën e tij në shtëpi pleqsh dhe e vizitonte shumë rrallë.
Një ditë mori një telefonatë nga shtëpia e pleqve…
Nëna tingëllonte shumë serioze… “Të lutem eja të më vizitosh.”
Djali shkoi ta viziton nënën e vet dhe e gjeti në gjendje mjaftë kritike, në shtratin e vdekjes.
E pyeti: “Nënë çfarë mund të bëj për ty?”
Nëna iu përgjigj: “Të lutem vendos një kondicioner në dhomë meqë nuk ka… gjithashtu vendose një frigorifer dhe mbushe me ushqim mbasi shumë netë i kalova pa ngrënë gjë.”
Djali i habitur i thotë: “Nënë, ti je këtu kaq shumë vite dhe kurrë nuk je ankuar, tani kur të kanë ngelur vetëm disa orë jetë, ti ma thua këtë?”
Nëna i përgjigjet: “Ashtu është biri im i dashur, unë u mësova ta përballoj të nxehtit, urinë dhe dhimbjet, por kur do të sjellin fëmijët tu këtu, kam frikë se nuk do të jesh në gjendje ta përballosh atë gjendje!”
Përshtati: Lutfi Muaremi