3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Respekti për Kur’anin gërryen malin (FOTO)

Më të lexuarat

1. Në Pakistan gjen vlerat më të larta të Islamit. Histori e pakistanezëve për respektin që kanë ndaj Kuranit i ka habitur dhe emocionuar të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe parë nga afër.

Kur'an'a saygi, dagi oydurttu (OZEL)
2. Për të mbrojtur Kur’anët që ishin duke u dëmtuar, pakistanezët në provincën Balochistan, dhjetë kilometra nga kryeqyteti Kuetta hapën dhjetëra tunele dhe shpella brenda malit të njohura si Xhebel-i-Nur-ul-Kur’an.

Kur'an'a saygi, dagi oydurttu (OZEL)
3.  Në një kohë kur festimet e Vitit të Ri kishin lënë në hije netët e mira, Haxhi Muhamed Nurrullah, i jetonte muajt dhe ditët e shenjta me entuziazëm. Në vitin 1992 bashkë me vëllain dhe tre miqtë fillojnë të kërkojnë mënyra të ndryshme për të mbrojtur kopjet e dëmtuara të Kuranit.

Kur'an'a saygi, dagi oydurttu (OZEL)
4. Ai heq dorë nga mendimi për t’i mbledhur dhe djegur në një vend të gjitha kopjet, sepse sipas tij kjo ishte mungesë respekti ndaj Kuranit. Ata vendosën që t’i dërgojnë larg qytetit dhe t’i fusin brenda malit. Sipërmarrësit i futën Kur’anët dhe librat e haditheve nëpër thasë dhe i palosën në dhomat e hapura.


Kur'an'a saygi, dagi oydurttu (OZEL)
5.  Me kalimin e kohës shtohet edhe numri i librave, por edhe numri i tuneleve që ato i hapnin në brendësi të malit. Deri në korrikun e vitit 2014 u mblodhën më shumë se 90.000 Kuranë dhe libra hadithi. Xhebel-i Nur-ul-Kuran tashmë është bërë një pikë shumë e frekuentuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Kur'an'a saygi, dagi oydurttu (OZEL)
6. Librat e ardhur nga katër anët e Pakistanit, pasi u riparuan u shpërndanë nëpër xhami dhe medrese. Në mesin e librave kishte shumë kopje me vlera antike të shtypura gjatë viteve 1100-1200 hixhri, apo kopje të shkruara me dorë 300-350 vjet më parë.

Kur'an'a saygi, dagi oydurttu (OZEL)
7.  Tunelet shtrihen në një sipërfaqe prej 6.5 hektarësh. Në këtë vend të mbushur plot me Kuranë disa bëjnë dua, (luten), disa falin namaz. Të gjitha dhomat e vogla dhe tunelet janë hapur nga fuqia njerëzore dhe nuk kanë sistem ajrimi.

Kur'an'a saygi, dagi oydurttu (OZEL)
8. Pas hapjes së tij, 22 vite më vonë, në tunel u gjenden më shumë se 100 dhoma të mbushura plot me Kuranë te futur nëpër thasë. Haxhi Muhamed Nur, bashkë me miqtë e tij e kanë mirëmbajtur tunelin Xhebel-i Nur me shpenzimet e tyre. Donacionet e bëra nga vizitorët dhe të ardhurat e realizuara nga fondet e ndihmave po përpiqen për të vazhduar mirëmbajtjen e këtyre tuneleve./dritaislame/

Kur'an'a saygi, dagi oydurttu (OZEL)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit