2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Reportazh në “Francë 24”: Gratë që u mësojnë të burgosurve në Itali, Islamin e saktë

Më të lexuarat

Çdo javë, dy gra të kualifikuara në jurispodencën dhe fenë islame vizitojnë një burg jashtë Milanos, në Itali. Këto të ashtuquajtura “udhëzuese shpirtërore” kanë një mision të rëndësishëm: të kufizojnë përhapjen e ekstremizmit midis të burgosurve.

Çdo javë, Yamina Salah, e cila ka një diplomë në jurispudencën islame, mban një kurs të hapur për 173 të burgosur muslimanë të vendosur në një burg jashtë Milanos. “Islami është një fe gjithnjë bashkëkohore dhe e paqes dhe asgjë më shumë, dhe ne përpiqemi ta përhapim këtë mesazh”, tha Salah për FRANCE 24.

Gjatë vizitave të saj, ajo gjithashtu përcjell predikimet e mbajtura nga të burgosurit e kthyer në predikues. Pas çdo vizite, Salah dhe partneri i saj i dërgojnë një raport të plotë ministrit italian të Drejtësisë. Për autoritetet e burgjeve, kjo iniciativë është një sukses.

“Është hera e parë që kemi pasur mundësinë që dikush të hyjë në burg për të burgosurit muslimanë, kështu që ata në fund të fundit mund të përfitojnë nga një edukim shpirtëror nga jashtë”, tha Cosima Buçoliero, zëvendës drejtore e burgut Bollate.

Për momentin, programi po testohet në tetë burgje të ndryshme. Megjithatë, qeveria tashmë po mendon të zgjerojë programin. Për më tepër mund të përcjellni videon më poshtë:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit