1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rënie selektive e çmimit të bukës

Më të lexuarat

Çmimi i bukës ka rënë dukshëm nëpër disa rajone të Kosovës krahasuar me çmimet e mëhershme, të para një viti, kur çmimi ishte 40 centë pothuajse në tërë Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.
 
Një bukë tani mund të blihet në Ferizaj edhe me 18 centë, ndërsa në Klinë e Komoran ajo blihet edhe me 15 centë. Mirëpo, pesha e bukës së lirë vazhdon të mbetet dukshëm larg standardit prej 500 apo 400 gramësh.
 
Çmimi i bukës në qytetet e mëdha vazhdon të mbetet në nivel prej 40 centëve, përcjell koha.net. Nëpër rajone të ndryshme ka edhe çmime të ndryshme.
 
Ajo çfarë vërehet në bazë të hulumtimit të gazetës është që konkurrenca e furrave nëpër disa prej qyteteve ka bërë që të ketë ulje drastike të çmimit të bukës. Mirëpo, në disa qytete të mëdha duket se ka një fiksim të çmimit, pasi çmimi është i njëjtë në pjesën më të madhe të qytetit të Pejës, ku një bukë është 40 centë. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit