0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rënia e Euros, Arsye: blerja e bonove dhe zgjedhjet në Greqi

Më të lexuarat

Monedha Euro ka shënuar rënien më të madhe në 9 vitet e fundit krahasuar ne dollarin amerikan, ndërsa edhe rubla ruse ka pasuar rënie si rezultat i rënies së çmimit të naftës. Një euro arriti deri në 1,18 dollarë, vlefshmëri e cila ishte regjistruar vetëm në 2006. Edhe rubla ka shënuar rënie të re. Rubla ka rënë për më shumë se 50 % të vlerës së saj krahasuar me dollarin amerikan. Rënia e tillë e euros besohet se vjen si pasojë e spekulimeve se Banka Qendrore Evropiane është gjithnjë e më afër marrjes së vendimit për blerjen e obligacioneve shtetërore. Nga ana tjetër, ekspertët shprehen se ndikim  në rënien e vlerës së euros kanë edhe zgjedhje parlamentare në Greqi, të caktuara për në fund të muajit. Në to, sipas sondazheve, pritet fitore e koalicionit të së majtës radikale Siriza, e cila kundërshton masat e kursimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit