0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rëndësia e standardeve të larta ushtarake – Panetta

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se vala e fundit e skandaleve që ka përfshirë gjeneralët e lartë të ushtrisë amerikane nuk është një problem sistematik në nivelet e larta të ushtrisë. Megjithatë, ai ka urdhëruar një rishikim të etikës së trajnimit të ushtrisë. Panetta bisedoi me korrespondentin e Zërit të Amerikës në Pentagon, Luis Ramirez në një intervistë ekskluzive gjatë një vizite në Azinë Juglindore.

Hetimet ndaj veprimeve të disa gjeneralëve këtë vit, përfshirë komandantin e forcave amerikane në Afganistan John Allen dhe Gjeneralin David Petreas, kanë nxitur thirrjet për një studim për të kuptuar se pse kaq shumë zyrtarë të lartë janë akuzuar për sjellje të pahijshme.

Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta sugjeron se problemet janë të izoluara, por thotë se një studim i këtyre dukurive është i nevojshëm.

“Natyrisht, unë jam i shqetësuar nga ngjarjet e fundit, por unë nuk mendoj se kemi të bëjmë me një problem sistematik. Unë mendoj se bëhet fjalë për probleme individuale të disa personave që kanë ndodhur në të njëjtën kohë. Ne jemi në përfundim të një periudhe 10 vjeçare të luftës dhe unë me të vërtetë mendoj se është e rëndësishme që ne të rishikojmë këtë çështje në mënyrë që të sigurojmë ruajtjen e standardeve të larta etike”.

Udhëtimi i Panetta në Azi ka për qëllim të shtojë lidhjet ushtarake me vendet e Azisë Juglindore, që është pjesë e fokusit të ri të Pentagonit në rajonin e Paqësorit.

Në këtë kuadër përfshihet ndërtimi i kapaciteteve të mbrojtjes së vendeve partnere, si Tajlanda.

Në një kohë kur buxheti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara po përballet me shkurtime të mëdha, janë ngritur pyetje mbi mundësinë e Uashingtonit për të respektur angazhimet ndaj partnerëve të tij në rajonin e Azi-Paqësorit.

“Gjëja e parë që unë dua t’i garantoj ata është se Shtetet e Bashkuara kanë qenë fuqia ushtarake më e fortë në botë, se ne jemi fuqia ushtarake më e fortë në botë, dhe se gjithmonë do të jemi ushtarakisht më të fortët në botë. Madje edhe përballë shkurtimeve buxhetore, ne kemi krijuar një strategji për drejtimin e forcave tona të mbrojtjes në shekullin e 21-të që do të garantojë që forcat tona ushtarake do të vazhdojnë të jenë më të fuqishmet në botë edhe në të ardhmen”.

Theksi i politikës amerikane po shihet në vizitat e zyrtarëve të lartë këto ditë. Sekretari i mbrojtjes Leon Panetta dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton janë duke vizituar Tajlandën dhe në Kamboxhian dhe Presidentit Barack Obama shkon javën e ardhshme në këtë rajon./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit