1. Bota islame
Bota, marrë në përgjithësi, është e ndarë në njësi, të cilat i bashkojnë faktorë të përbashkët. Edhe Bota Islame konsiderohet një ndarje e rëndësishme botërore, këtë e bashkojnë qytetërimi, historia, gjeografia, interesat politike e ekonomike. Bota islame është term, që në vete përfshin një mori shtetesh, në të cilat numri i banoreve muslimanë arrin në mbi 50% . Në të kaluarën është quajtur “Darul Islam”, që si term ka nënkuptuar shtetet, në të cilat ka udhëhequr-sunduar sheriati islam dhe janë ekzekutuar normat e tij, edhe nëse shumica e popullsisë kanë qenë jomuslimanë.
2. Gjeografia e botës islame
Bota islame shtrihet ne perëndim ne një gjatësi 18º deri ne 140º ne lindje, pastaj në një gjerësi prej 10 º në lindje, në ekuator, deri në 55 º në veri.
3. Sipërfaqja
Sipërfaqja e Botës Islame përfshin përafërsisht 32 milionë km2 ose përafërsisht Œ e sipërfaqes së thatë të botës, e cila ka afërsisht 149 milionë km2, kurse gjatësia e kufirit tokësor përafërsisht është 168.760 km. Shteti me sipërfaqe më të madhe i Botes Islame është Kazakistani (2.717.300 km2), që është i 11-ti në botë për nga sipërfaqja; pasojnë: Sudani (2.505.810 km2), dhe Algjeria (2.381.740 km2). Ndërkaq, shtetet me sipërfaqe më të vogël janë Maldivi (300 km2), Bahrejni (620 km2), Ishujt e Bregut të Fildishtë (2.170 km2).
Shtetet e Botës Islame shtrihen në katër kontinente, megjithëse shumica dërrmuese e tyre janë kryesisht në dy kontinente: AfrikÄ dhe Azi, sepse në të parin janë 26 shtete: Uganda, Benini, Burkina Faso, çadi, Tunizia, Algjeria, Ishujt e Bregut tÄ FildishtÄ, Xhibuti, Senegali, Sudani, Siera-Leone, Somalia, Togo, Gaboni, Gambia, Guineja, Guineja Bisao, Kameruni, Libia, Mali, Egjipti, Maroku, Muaritania, Mozambiku, Najgjeri, Nigeria.
Në Azi janë 27 shtete: Azerbajxhani, Jordania, Uzbekistani, Afganistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezia, Irani, Pakistani, Bahrejni, Brunei, Bangladeshi, Turqia, Turkmenistani, Saudia, Siria, Taxhikistani, Iraku, Omani, Palestina, Xhirgjistani, Katari, Kazakistani, Kuvajti, Libani, Maldifi, Malezia dhe Jemeni. Edhe dy shtete janÄ nÄ AmerikÄn Jugore: Suriname dhe Guajana dhe vetëm një në Evropë: Shqipëria (e pse jo edhe Bosnja dhe Kosova).
4. Ujërat
Ujërat mbulojnë një pjesë të vogël të Botës Islame, pak më shumë se 500.000 km2, dhe në të rrjedhin lumenjtë më të rëndësishëm e më të gjatë, si Nili, i cili është lumi më i gjerë në botë, pastaj Najgjeri, Sindi, Zembiri, Tigri, Eufrati, Amani dhe Senegali. Bota islame zgjatet dhe prek detet dhe oqeanet më të rëndësishme; kufirin detar e ka përafërsisht 102.347 km.
Në Botën Islame janë liqenet më te mëdha të botës, si:
Liqeni Kaspik 438.000 km2 Liqeni Viktoria 83.000 km2
Liqeni Ural 63.000 km2 Liqeni i Aadit 16.000 km2
Deti i vdekur 1.050 km2
Ndërsa lumenjtë janë ndër më të gjatit në botë, si:
Emri i lumit gjat. ne km.
Nili 6.695
Najgjeri 4.700
Sindi 2.900
Eufrati 2.736
Zimberi 2.700
Tigri 1.835
Senegali 1.700
Poashtu bota islame disponon edhe me ujdhesat më të mëdha në botë, të cilat janë kryesisht në Malajzi dhe Indonezi.
Nga e tërë sipërfaqja e Botës Islame, vetëm 11.3% është sipërfaqe bujqësore, nga e cila 658.000 km2 ose 18% madje edhe ujiten.
Bota islame poashtu njihet edhe me ngushticat e saj, si ajo e Xhibraltarit, e cila lidhe Oqeanin Atlantik me Detin e Mesëm, kanalin e Suezit, i cili lidhe Detin e Kuq me Detin e Mesëm. Pastaj ngushticën Babul Mendeb dhe Gjirin e Adenit, te cilat lidhin Detin e Kuq me Detin Arab. Në botën Islame bën pjesë edhe ngushtica Hurmuz dhe Gjiri i Ammanit, të cilët lidhin Oqeanin Indian me Detin Jugor te Kinës dhe me Oqeanin e Qetë. Ura e Bosforit lidh Detin e Zi me Detin Marmara, ndërkaq Dardanelet bëjnë lidhjen në mes Detit Marmara dhe Detit Egje.
5. Numri i banorëve
Numri i banorëve të Botës Islame arrin në 1.361.441.883, që përbën 22.7% të numrit të përgjithshëm të botës (përafërsisht 6 miliardë banorë). Indonezia është shteti islam që ka më së shumti banorë (afro 225 milionë banorë), pason Pakistani (afro 142 milionë) dhe Bangladeshi (129 milionë). Vetëm këto tri shtete përbejnë 36% të numri të gjithmbarshëm të banorëve të Botës Islame.
Në anën tjetër Maldivi është shteti me numër më të vogël të banorëve (afro 301.000 banorë) dhe Brunei (336.000). Në Azi (ka afro 852 milionë), dhe në Afrikë afro 438 milionë banorë myslimanë.
Ka gjasa qe shifrat e lartcekura te kenë ndryshuar sidomos pas statistikave te publikuara kohëve te fundit. Kjo për faktin se Islami është feja me shtim më të shpejtë dhe feja e dytë për nga numri i besimtarëve në botë. Në vazhdim do të prezentojmë fakte dhe atë nga libri botërorë i fakteve që nënkupton se edhe këto të dhëna nuk janë burimisht nga muslimanët por megjithatë islami është feja me shtim më të shpejtë në botë. Sa për ilustrim ja një tabele shifrore:
Muslimanët në Azi 1.022.692.000 (30%)
Muslimanët në Afrikë 426.282.000 (59%)
Numri i përgjithshëm i muslimanëve në botë (1996) 1.482.596.925
Numri i përgjithshëm i banorëve në botë (1996) 5.771.939.007
Përqindja e muslimanëve 26%
Shtimi vjetor i muslimanëve (1994-1995) sipas OKB-së 6.40%
Shtimi vjetor i të krishterëve (1994-1995) sipas OKB-së 1.46%
Numri i përgjithshëm i muslimanëve në botë (1998) 1.678.442.000
Numri i paraparë i muslimanëve në botë (2000) 1.902.095.000
Në mesin e 40 shteteve të botës me më shumë banorë, dhjetë janë islame:
Indonezia në vendin e katërt
Pakistani në vendin e shtatë
Nigeria në vendin e dhjetë.
Tabela e shtimit të numrit të myslimanëve:
Amerika Veriore (1989-1998) 25%
Afrika 2.15%
Azia 12.57%
Evropa 142.32%
Amerika Latine – 4.73%
Australia 257.01%
Çdo i katërti banor i botës është musliman. Shtimi i myslimanëve në pesëdhjetë vjetët e fundit ishte më shumë se 235%, kështu që numri i myslimanëve në botë ka arritur 1.6 miliard. Sa për një krahasim, shtimi i të krishterëve ishte vetëm 47%, i hindusve ishte 117% dhe i budistëve ishte 63%. Islami është feja e dytë për nga numri i besimtarëve në Francë, Britaninë e Madhe dhe SHBA. (Numri i myslimanëve në SHBA është 10 milionë, i çifutëve 6 milion).
Në Botën Islame përqindja e natalitetit është afërsisht 2.2% dhe kjo është përafërsisht e njëjtë me mesataren botërore. Ndërkaq, në nivel të Botës Islame kjo përqindje është më e madhja në Palestinë (8.3%), pason Siera-Leone (4.34%) dhe Somalia (4.13%). Popullata islame sipas grupmoshave është me një shumicë të re. Gjysma e popullit i takojnë moshës 15-64 vjet ose 57.2%, pason grupmosha nën 14 vjeç, që është 39%.
6. Niveli i zhvillimit
Për të saktësuar nivelin e zhvillimit, duhet të merren në konsideratë, së paku disa faktorë më me rëndësi: lindshmëria, vdekshmëria, vdekshmëria e fëmijëve, niveli i arsimit dhe sa investohet në te, investimet në shëndetësi, investimet në ushtri dhe disa faktorë të tjerë që i ka numëruar OKB në raportin e saj vjetor.
Mesatarja e lindshmërisë tek shtetet e Konferencës Islamike arrin afërsisht 30/1000, më e larta është në Najgjer (51.45/1000), pason çadi (48.81/1000), pastaj Uganda (48.04/1000). Ndërkaq, mesatarja e vdekshmërisë është 10 në 1000 banorë, më e larta ka qenë në Mozambik (23.29/1000), pastaj në Najger (23.17/1000) dhe Siera-Leone (19.58/1000).
Sipas analizave, bie në sy se mesatarja e natalitetit dhe mortalitetit në disa shtete të Afrikës është më e madhe për shkak të varfërisë, urisë, thatësisë, përhapjes së sëmundjeve ngjitëse etj.
Mortaliteti i foshnjave në vendet e Organizatës së Konferencës Islamike është përafërsisht 67.8 në 1000 banorë. Ky është shkaku i uljes së moshës së të jetuarit për individë në disa shtete, saqë mesatarja e mortalitetit të fëmijëve më e larta ka arritur në Afganistan 149,28/1000 banorë, në Siera-Leone 148,66/1000, në Mozambik 139,86/1000, kurse më e ulëta është regjistruar në Kuvajt: 11,55/1000, në Brunei 14,84/1000, në Emiratet e Bashkuara Arabe 17,17/1000.
Jetëgjatësia në shtetet e Organizatës së Konferencës Islamike është 61 vjet, natyrisht me dallimet eventuale nga një shtet në një tjetër në bazë të shkallës së zhvillimit të tyre.
Mosha mesatare më e lartë e jetës në Botën Islame është në Jordani (77,36 vjet), që si mesatare është e përafërt me atë botërore, pason në Kuvajt (76,08 vj.), në Libi (75,45 vj.) ndërsa më e shkurtra është në Najger (41,27 vjet), në Siera-Leone (45,25) dhe në Gini (45,56 vjet).
Shkalla e arsimimit në Botën Islame arrin 63.2% në kohën kur mesatarja e investimeve për të nuk tejkalon 4% nga të hyrat kombëtare; kjo në vendet e zhvilluara arrin 5,18%.
Mesatarja e investimit ditor në shëndetësi për kokë banori arrin në 123$. Këto investime reflektojnë nivelin e zhvillimit të shtetit përkatës. Katari më së paku investon në shëndetësi, (vetëm 27$), pason Brunei me 32$, pastaj Emiratet e Bashkuara Arabe me 35$. Shtetet që investojnë më së shumti në shëndetësi janë Somalia â⬓ 191$, Najgeri â⬓ 185$, Afganistani â⬓ 184$.
Bota Islame ka investuar në rrafshet ushtarake më 1997 më shumë se 72 miliardë $. Saudia prin në vendin e parë me investimet në ushtri gjatë vitit 1997 afro 18 miliardë $, pason Turqia me 8 miliardë $, pastaj Indonezia me 5 miliardë $. Në anën tjetër, shtetet që më së paku investojnë në përgatitje ushtarake janë: Guajana dhe Guineja Bisao (nga 7 milionë $ secila prej tyre), pason Gambia (me 15 milionë $), dhe Surinami (17 milionë).
7. Ekonomia
Bota Islame përfshin tre zona të ndryshme klimatike: Zonën tropikale të shiut, zonën tropikale të thatë (shkretinore) dhe zonën proporcionale. Karakteristikë e veçantë është se çdonjëra nga këto tre zona të lartpërmendura posedon bimët e saj të veçanta: kallami dhe kakaoja, kafeja, çaji dhe orizi, hurmat, ulliri, gruri dhe misri.
Me anë të këtyre bimëve dhe kultivimin e produkteve të ndryshme Bota Islame zë vend të dukshëm në tregun botëror, edhe atë duke marrë pjesë me prodhimin e sasive siç vijojnë:
- Merr pjesë në prodhimin e elbit (misrit) në nivel botëror me 13 %
- Me prodhimin e grurit 8 %
- Të orizit me 15 %
- Të farave me 3 %
- Të kallamit të sheqerit me 9 %
- Të rrepës së sheqerit me 5 %
- Të hurmave me 99 %
- Të vajit të ullirit me 30 %
- Të kafesë me 12.5 %
- Të çajit me 7 %
- Të kakaos me 48 %
- Të vajit të palmës me 80 %
- Të kokosit me 35 %
- Të kauçukut natyror me 80 %
- Të pambukut me 43 %
- Të jutës me 70 %
- Të pambukut të mëndafshit me 75 %
- Të kikirikut me 27 %
- Me 11 % të kallamit nga i tërë prodhimi botëror
Bota islame edhe pse me këtë sasi të prodhimit të lartë të produkteve ushqimore në nivel botëror, është duke jetuar në gjendje të mjerë, të prapambetur dhe mosinteresimi.
Përveç kësaj zë vendin e parë me numrin e kopeve të deleve (rreth 20 %), numrin e katërt me numrin e kopeve të lopëve (rreth 2.8 %), ndërkaq me peshkatari ajo merr pjesë me 6 %, duke mos e marrë parasysh numrin e madh të dhive e deleve.
Në Botën Islame prodhimi i përgjithshëm vendor (përfshin prodhimet ekonomike, përpunimin e lëndës së parë dhe të gjitha shërbimet e tjera deri në përdorimin final) arrin në 3.483 miliardë $ për vitin 1999. Në kuadër tÄ Botës Islame me prodhimin më të lartë vendor është Indonezia (602 miliardë $), pason Turqia me 425 miliardë, dhe pastaj vjen Irani me 340 miliardë $. Ndërkaq, prodhimin më të vogël e kanë: Bregu i Fildishte (410 milionë $), dhe Maldivi me 540 milionë $.
Pjesëmarrja e individit në prodhimin e gjithmbarshëm kombëtar është 3.934 $, më e larta është në Kuvajt (22,700 $), pasojnë Emiratet e Bashkuara Arabe (17,400 $) pastaj Katari (17,100 $); ndërkaq më e ulëta është në Siera-Leone (530 $), pasojnë Somalia (600 $) dhe Bregu i Fildishtë (700 $).
Nga të hyrat vendore të përgjithshme në bujqësi, industri dhe shërbime publike investohen: 24% në bujqësi, 30% në industri dhe 46% në shërbimet publike.
Mesatarja e banorëve të Botës Islame që janë nën nivelin e varfërisë arrin në 37%, më e larta është në Siera-Leone (68%), në Gambi (64%) dhe në UgandÄ (55%).
Mesatarja e devalvimit të valutës për vitin 2000 ka qenë 14%. Përqindja më e lartë për të njëjtin vit në Surinam ka qenë 170%, pastaj në Irak 135% dhe në Turqi 65%. Përqindja më e ulët e devalvimit ka qenë nÄ Azerbajxhan 6,8%, pastaj në Saudi 1,2,% dhe në Oman 0,07%.
Fuqia punëtore në Botën Islame llogaritet 395 milionë ose 29% nga numri i përgjithshëm i banorëve. Nga informatat që posedojmë, vërehet se në 35 shtete të Botës Islame niveli i papunësisë arrin në 19,2%. Gjatë vitit 1999 sasia e importit ka arritur 431 miliardë $, kurse eksporti 358 miliardë $.
8. Pasuritë natyrore
Lëndët natyrore që gjenden me shumicë në Botën Islame, janë nafta dhe gazi natyror. Naftë kanë 35 shtete islame dhe prodhimi i saj është 43% e prodhimit botëror. Ndërkaq, gazi natyror gjendet në 25 shtete islame dhe paraqet 8% nga prodhimi botëror. Bota Islame është mjaft e pasur me lëndë tÄ tjera, si xehe, ujera dhe tokë pjellore; këto shtete prodhojnë 47% të aluminit nga i tërë prodhimi botëror.
9. Sfidat me të cilat ballafaqohet Bota Islame
- Varfëria paraqet sfidën më të rëndësishme të shoqërisë islame. ç’eshte e drejta, sot në botë jetojnë afër 1,3 miliardë njerëz nën kufirin e varfërisë.
- Në Botën Islame 37% të banorëve ose 504 milionë njerëz jetojnë nën nivelin e varfërisë, me se në shkallë botërore marrin pjesë me 39%, që do të thotë se me shumë se 1/3 e banorëve tÄ botës, tÄ cilët jetojnë nën nivelin e varfërisë, janë banorë të shteteve të Botës Islame.
- Korrupsioni konsiderohet një prej problemeve me të cilat ballafaqohen shumë shtete të botës, në veçanti ato në zhvillim.
- Konfliktet e brendshme dhe fqinjësore konsiderohen vështirësi të mëdha, sepse këto kanë përfshirë shumë shtete islame, si: Afganistani, Algjeria, Sudani. Konfliktet fqinjësore në 60 vjetët e fundit kanë shkaktuar humbje të mëdha dhe mbi 600.000 të vrarë. Madje disa nga shtetet islame janë sprovuar me konflikte me shtete joislame si Pakistani dhe Libani.
Dr. Sabir Ahmed Taha
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
7 prill 2006,
Shënim: Temës ia kam shtuar edhe disa të dhëna shtesë nga disa faqe islame në internet.