0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Rëndësia e njohjes së fazave të zhvillimit të fëmijës

Më të lexuarat

Duke studiuar fazat e zhvillimit të fëmijës, kuptohet dhe perceptohet botëkuptimi i tij, në etapat nëpër të cilat kalon.

Njihet harmonia midis temperamentit dhe përfytyrimit të fëmijës, për ekzistencën dhe jetën.

Duke njohur dhe praktikuar ç’u përmend më lart, edukatorët qofshin ata baballarë apo mësues, i kuptojnë nga afër elementët pozitivë që duhet të ndërfutin gjatë fëmijërisë, duke bërë ndryshimet e duhura, në kohën e duhur, për të ndërtuar personalitete të forta dhe të dalluara. Njohja e fazave të fëmijërisë, është një pishtar drite që ua ndriçon të gjithë prindërve rrugën e saktë të edukimit, mënyrën se si duhet të sillen me fëmijët, duke respektuar dhe mos lënë manash botën në të cilën jetojnë fëmijët e tyre. Rritja dhe zhvillimi i çdo individi, kalon nëpër hallkat e një zinxhiri të vazhdueshëm e të pandërprerë, ku secila hallkë ka karakteristikat, veçoritë që e dallojnë nga homologet e saj.

Kështu, vetitë, tiparet e një fëmije në moshën dy vjeç, ndryshojnë tërësisht nga ato të një gjashtë vjeçari. Gjithashtu dallimi, perceptimi i fenomeneve të ndryshme, mbështetja në vete janë në rritje të vazhdueshme.

Duke u bazuar në librin e Kuranit dhe në sunetin e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!), dijetarët e shquar të islamit periudhën e zhvillimit të fëmijës, e ndanë në disa stade:

1. Faza e gjidhënies. E cila fillon nga lindja e fëmijës deri në fund të vitit të dytë.

2. Faza e përkujdesjes. Ajo përfshin fillimin e vitit të tretë, dhe vijon deri në fund të vitit të gjashtë.

3. Faza e perceptimit. E cila përmbledh fillimin e vitit të shtatë, deri në dymbëdhjetë vjeç.

4. Faza e adoleshencës. E cila fillon nga mosha njëmbëdhjetë ose dymbëdhjetë vjeç, deri në pubertet (pjekuria seksuale).

Ahmed ibn Abdulaziz El Hulejbi

“Edukimi i fëmijës në Islam”, f. 30-31.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit