Shoferja e paemëruar ka shpëtuar me lëndime të lehta, pasi u përplas dhe hyri poshtë një kamioni, derisa po voziste në një autostradë në Cambridgeshire të Anglisë.
Për fat të mirë, 30-vjeçarja është nxjerrë vetëm me lëndime të lehta dhe pas kontrollit mjekësor, është lëshuar në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Megjithëse përplasja ishte e fuqishme, siguria që ofron Renault Scenic ka ndihmuar që ajo të mos pësojë asnjë dëmtim trupor.
Tashmë kanë filluar hetime për rastin, ku fajtore kryesore dyshohet të jetë viktima. /Telegrafi/