Një rekord botëror është fiksuar për shpejtësinë e internetit. Në sajtë të bashkëpunimit të CNIT (Konsorcium Italian për Telekomunikacionet) dhe kompanisë “Ericcson”, është bërë e mundur thyerja e rekordit botëror të shpejtësisë së transmetimit të të dhënave të rrjetit. Tashmë ka arritur në 1000 miliard “bit”, ose 1 terabit në sekondë.
Testi i kryer në Australi praktikisht ka dyfishuar rezultatin e mëparshëm prej 448 milion bit në sekondë. Pas një muaji pune, autorët e eksperimentit u kthyen në Itali, ku kanë shpjeguar se shtimi i shpejtësisë nuk sjell domosdoshmërisht një rritje të përdorimit të bandës.
Falë teknologjive të reja, të bazuara mbi një sistem që lejon shtimin e sasisë së të dhënave të transmetuara, nuk është e nevojshme të rritet banda, siç kanë bërë të ditur vetë studiuesit. Brenda 4 vjetësh, shpejtësia e eksperimentuar në Australi mund të jetë një realitet edhe nëpër shtëpitë tonë, duke rritur cilësinë e navigimit aktual./Titulli/kohaislame