-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rekord botëror/ Në një muaj vetëm 6 minuta diell në Moskë

Më të lexuarat

Dhjetori i shkuar vendosi një rekord të ri për nivelin më të ulët të dritës së diellit që mbërriti në Moskë gjatë 31 ditëve të tij.

Sipas shërbimit meteoreologjik Meteonovski, gjatë dhjetorit, dielli nuk doli as edhe një herë mbi qytet. Megjithatë, agjencia kryesore ruse e parashikimit të motit nuk ishte dakord dhe tha se për saktësi, duhet pranuar që dielli gjatë dhjetorit shndriti për 6 minuta.

Vetëm për kaq pak kohë, rrezet e tij mundën që të kalojnë përmes reve dhe vranësirave mbi kryeqytetin rus. Normalisht, dielli shndrin mbi Moskë për orë të tëra gjatë ditëve të dhjetorit dhe muaj të tillë të zymtë si ky që sapo shkoi janë të rrallë.

Qendra metereologjike ruse tha se shkaku për këtë ishin masat e mëdha ciklonike të ajrit që mbërritën nga Oqeani Atlantik. Rekordi për dhjetorin më të errët në Moskë mbahej nga vitit 2000, kur kryeqyteti rus pati vetëm 3 orë diell gjatë gjithë muajit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit