-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Regjistrohet shpejtësia më e madhe e internetit, mund ta imagjioni se sa është? – JO

Më të lexuarat

Një eksperiment i dy kompanive të internetit në Britaninë e Madhe rezultoi në shpejtësinë më të madhe të qarkullimit të të dhënave të regjistruara ndonjëherë me teknologjinë aktuale të bandës së gjerë.

Kompanitë thanë se kanë arritur të realizojnë shpejtësi prej 1.4 terabit për sekondë – e mjaftueshme kjo për të transferuar 44 filma të pakompresuar me definicion të lartë.

Testi u krye në një lidhje 410 kilometra të gjatë. Megjithatë, parashikohet se do të duhen shumë vite deri sa konsumatorët të fillojnë të ndiejnë dallimin.

Rekordi është shumë i rëndësishëm për ofruesit e shërbimeve të internetit, pasi ata po vërtetojnë se është e mundur të dërgohen më shumë të dhëna me infrastrukturën aktuale, pa pasur nevojë për të zgjeruar rrjetet.

Kërkesa për shpejtësi më të lartë dhe më shumë përdorim interneti është rritur me 35 për qind në vit, gjë që ka shtyrë kompanitë të kërkojnë mënyra më eficiente për të transferuar të dhëna.

Transferimi i të dhënave matet me bit, që nuk duhet të ngatërrohet me “bytes”, kjo e dyta është njësi matëse për informacionin e magazinuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit