-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Regjimi sirian vret fëmijët, pamje tronditëse

Më të lexuarat

Forcat kriminale të presidentit sirian Bashar al-Asad kanë vrarë shtatë fëmijë gjatë luftimeve për qytetin e Nabek në veri të kryeqytetit Damask, thane aktivistët.

Luftimet në Nabek u zhvilluan mes ushtrisë së Asadit dhe milicisë aleate të tij, kundër luftëtarëve opozitar që udhëheqin kryengritjen kundër regjimit çnjerëzor.
Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë kufomat e gjakosura të pesë fëmijëve, ndërsa gjithsejt raportohet për shtatë të vrarë.
Aktivistët fajësuan milicinë shiite për vrasjet, ndërsa luftëtarët e opozitës janë kryesisht myslimanë sunit.

Nabek është qytet 80 km në veri të Damaskut por është me rëndësi strategjike pasi lidh kryeqytetin me qytetin qendror të Homsit. /bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit