9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Regjimi sirian vazhdon me shkeljet e armëpushimit

Më të lexuarat

Avionë të regjimit të Asadit, kanë ndërmarrë një sulm në Urum el-Kubra, në afërsi të Halepit, ku si pasojë të paktën 3 civilë kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi është bërë i ditur për AA nga drejtori i Mbrojtjes Civile në këtë rajon, Necip Bekkur. Ai ka thënë se bombardimi është kryer në një zonë të banuar.

Bekkur duke konfirmuar se 2 nga 3 civilët e vrarë ishin fëmijë, në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Tre shtëpi që u bombarduan janë shembur krejtësisht, ndërsa janë dëmtuar shtëpi të tjera përreth. Sulmet e regjimit në këtë rajon vazhdojnë”.

Marrëveshja e armëpushimit në Siri u arrit më 30 dhjetor mes palëve, ndërsa garantues të saj janë Turqia dhe Rusia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit