-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Regjimi sirian shpall armëpushim në Idlib

Më të lexuarat

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se regjimi i Bashar al-Asadit ka shpallur armëpushim në Idlib, rajon që tashmë një kohë të gjatë ka ngelur nën shënjestrën e sulmeve të regjimit dhe Rusisë.

Siç thuhet në një njoftim të ministrisë ruse, forcat ushtarake të regjimit sirian, duke filluar nga sot, shpallin armëpushim të njëanshëm në rajonin e Idlibit.

“Qendra Ruse për Pajtimin e Palëve ra dakord që ushtria siriane të shpallë armëpushim të njëanshëm në Zonën e Deeskalimit – Idlib duke filluar nga ora 06:00 më 31 gusht, në mënyrë që gjendja të stabilizohet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Turqisë dhe Rusisë në shtator të vitit të kaluar, 945.992 civilë në zonën e deeskalimit janë zhvendosur kurse 1.282, përfshirë 219 gra dhe 341, kanë humbur jetën nga sulmet e regjimit dhe Rusisë.

Vazhdimi i përparimit të regjimit nga toka ka rritur shqetësimin se përmasat e masakrave civile dhe imigracioni do të rriten./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit