1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Regjimi sirian kërcënon Turqinë dhe Jordaninë me sulmin kundërpërgjigjës

Më të lexuarat

Zëvendës Ministri i Jashtëm i regjimit të Sirisë, Faisal al-Mikdad, u bëri thirrje vendeve fqinje që të përmbahen nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak amerikan kundër Damaskut.
“Damasku do të kundërpërgjigjet edhe ndaj vendeve fqinje – Jordania dhe Turqia, në qoftë se ato do të marrin pjesë në njëfarë mënyrë në operacionin amerikan”, – tha Faisal al-Mikdad.
“Kur të fillojë lufta, askush nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë situatën. Ne mendojmë se çdo sulm kundër Sirisë, padyshim do të rezultojë në kaos të të gjithë rajonit, dhe mbase edhe më tej”, – vuri në dukje diplomati sirian.

Ndërsa bëhet e ditur se Izraeli, Arabia Saudite, Jordani dhe Turqia kanë ngritur gjendjen e gatishmërisë luftarake./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit