1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Regjimi sirian fillon korruptimin e të rinjve

Më të lexuarat

Një video e publikuar në internet tregon një brigadë të regjimit sirian duke u përpjekur për të rekrutuar të rinjtë në forcat e regjimit.

Ata ofruan vend pune në qeveri dhe rritjen e pagash për 50%, për këdo që rekrutohej në forcat ushtarake.
“Kushdo që vjen me ne duhet të konsiderojë veten një punonjës të qeverisë dhe paga e tij do të rritet me 50 për qind,” tha Mohammed Khadour, gjeneral brigade.
“Dhe për ata që zgjedhin të qëndrojnë si vullnetarë, ne kemi municione dhe armë për ju,” shtoi ai.
“Ne jemi njerëzit e martirizimit,” dhe “ne nuk duhet të frikësohemi për të luftuar.”
Siria është e sunduar nga minoriteti alavit, një degë e shiizmit. Regjimi i Presidenti Bashar al-Asad pretendon se “rebelët” që luftojnë kundër qeverisë së tij janë radikalë.
Po ky regjim, është autori i mbi 94.000 viktimave të deklaruara nga OKB-ja, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut flasin për më shumë se 120.000 të vdekur.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit