1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Regjimi kriminal sirian sulmon civilët në Homs

Më të lexuarat

Forcat e regjimit të presidentit Bashar al-Asad kanë sulmuar civilët në qytetin Homs me artileri nga ajri, në ditën e dytë të ofensivës së tyre në Sirinë qendrore.

Çlirimtarët po mbronin qendrën e vjetër të Homsit dhe pesë rrethe të afërta sunite.
Në anën tjetër, të paktën 25 trupa besnike, duke përfshirë katër luftëtarë të Hizbullahut janë vrarë në Homs në 24 orët e mëparshme.
Opozita siriane dhe Koalicioni Kombëtar tha në një deklaratë se kishte frikë që forcat e Asadit do të përdorin armë kimike mbi qytetin Homs, pas fushatës së regjimit për shfarosjen e kundërshtarëve.
Ofensiva vijon marrjen nën kontroll të zonave të çliruara nga Ushtria e Lirë Siriane. Regjimi po mbështetet fuqimisht nga Hizbullahu libanez.
Burime të opozitës dhe diplomatë thanë se forcat besnike rrethuan Homsin dhe siguruan një lidhje kryesore me bastionet e Hizbullahut në Liban në afërsi të bregdetit, prej nga ku vjen edhe armatimi nga Rusia.
Së paku 100.000 njerëz janë vrarë që prej fillimit të revoltës siriane kundër katër dekadave të sundimit nga Assadi dhe familja e tij.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit