Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), ka njoftuar se regjimi i Sirisë ka përdorur 3 herë armë kimike.
Sipas raportit të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga komisioni i pavarur hetimor i Kombeve të Bashkuara, forcat e regjimit kanë përdorur gaz klorin në sulmet e kryera në marsin e vitit të kaluar në qytetin Idlib.
Në raport thuhet se është kryer sulm me gaz klorin me bombat fuçi të hedhura nga helikopterët.
OPCW në raportin e saj të mëparshëm kishte konstatuar se regjimi kishte përdorur armë kimike në dy zona në Siri, ndërsa organizata terroriste DEASH në një zonë.
Ndërsa në raportin e ri të organizatës theksohet se ka prova të mjaftueshme që sulmet e ndërmarra me 16 mars të vitit të kaluar në qytetin Idlib janë kryer nga forcat e regjimit.
Raporti ka vërtetuar se forcat e regjimit në Siri kanë përdorur për herë të tretë armë kimike.