1.4 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Regjimi i Asadit sulmon me gaz klorin civilët në Gutën Lindore

Më të lexuarat

Forcat e regjimit të Bashar al Asadit në Siri kanë sulmuar me gaz klorin civilët në Gutën Lindore të cilën e mban në rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile, mësohet se forcat e regjimit në orët e para të mëngjesit kanë shënjestruar me gaz klorin vendbanimet e civilëve në zonën Duma të Gutës Lindore e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.

Si pasojë e sulmeve janë ndikuar 21 civilë duke përfshirë edhe fëmijë, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Gjithashtu rikujtohet se forcat e regjimit edhe 10 ditë më parë kanë kryer sulme me gaz klorin kundër civilëve në Duma.

– Regjimi vazhdon sulmet ajrore dhe tokësore

Në Gutën Lindore mësohet se forcat e regjimit kanë kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në komunat Arbin, Merc dhe rajonet Haresta dhe Duma.

Si pasojë e sulmeve në komunën Arbin ka humbur jetën një civil, ndërkohë që ekipet e kërkim shpëtimit të mbrojtjes civile vazhdojnë punimet për shpëtimin e civilëve nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa personat e plagosur janë dërguar për mjekim në spitalet përreth.

Forcat e regjimit kanë intensifikuar sulmet kundër vendbanimeve të civilëve në rajon që prej 14 nëntorit të vitit 2017.

Nga ana tjetër ekipet e Mbrojtjes Civile, kanë deklaruar më parë se gjithsej 337 civilë janë vrarë në sulmet e ndërmarra në vitin 2017 nga regjimi i Asadit në rajonin e Gutës Lindore, nga të cilët 12 prej tyre kanë qenë punonjës të mbrojtjes civile.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit