1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Regjimi i Asadit rimerr nën kontroll qytetin Kusejr

Më të lexuarat

Ushtria e regjimit sirian ka rifituar kontrollin e qytetit strategjik Kusejr, njofton televizioni shtetëror sirian.

Sipas disa burimeve, çlirimtarët e opozitës janë tërhequr nga Kusejri ku ata kishin luftuar në betejat e ashpra me forcat qeveritare, të cilat janë të mbështetura nga luftëtarët e Hizbullahut libanez.
Një militant i Hizbullahut i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ata morën qytetin në një ofensivë të shpejtë gjatë natës.
“Ne e bëmë një sulm të papritur në orët e hershme dhe hymë në qytet. Ata u arratisën,” tha ai.
Kusejri, qytet ky ku civilët janë bllokuar pa qasje në ujë dhe energji elektrike për disa javë, është në një rrugë kritike ndërkufitare midis Libanit dhe Sirisë.
Ai mbetet një qytet me rëndësi strategjike për trupat qeveritare dhe luftëtarët e Hizbullahut libanez.
Trupat siriane së bashku me luftëtarët e Hizbullahut kanë rrethuar qytetin, e cila kontrollon rrugët jetësore të furnizimit nga Libani dhe qasjen në mes të kryeqytetit Damask dhe tokave bregdetar të sektit pakicë alevit, prej nga vjen edhe kreu i regjimit Bashar al-Asad.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit