3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Regjimi i Asadit kryen sulm artilerik ndaj Idlibit

Më të lexuarat

Sulmet, si objektiv kanë marrë vendbanimet civile

 

Të paktën një civil ka humbur jetën, kurse dy të tjerë janë plagosur në një sulm artilerik të kryer në jug të qytetit Idlib nga trupat pranë regjimit të Bashar al Asadit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet lokale, regjimi i Asadit në orët e mëngjesit ka kryer sulme artilerik ndaj fshatrave Temania, Tuh, Breysa dhe Huveyin të Idlibit. Sulmet, si objektiv kanë marrë vendbanimet civile.

Në sulmin e kryer dy ditë më parë nga avionët luftarakë rusë në perëndim dhe jugperëndim të Idlibit, 10 civilë kishin humbur jetën, kurse 20 të tjerë ishin plagosur.

Idlibi, qytet në veriperëndim të Sirisë i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe të grupeve të armatosura kundër regjimit, në takimin e Astanas më 4-5 maj të vitit 2017 është shpallur “zonë e deeskalimit”. Mirëpo, regjimi dhe kohë pas kohe Rusia vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore ndaj rajonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit