1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Refuzimi sepse je “ekstremist”

Më të lexuarat

Pyetja:

Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Në qoftë se të refuzon njëra palë për shkak se të cilëson ekstremist apo prindërit e vajzës nuk e lejojnë të fejohet me një musliman të caktuar. Çfarë zgjidhje ka?
Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ”Nuk ka martesë pa lejen e përgjegjësit të femrës.”

Në këtë rast duhet të konsultohesh me ndonjë hoxhë direkt sepse nuk mund të jepen përgjigjet nëpërmjet internetit për këtë çështje sepse duhet të shikohet në detaje gjendja e familjes për të dhënë fetfa për këtë çështje.

Kështu që për këtë konsultohu me ndonjë hoxhë direkt dhe tregoja të gjithë gjendjen tënde.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit