1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Refugjatët në Greqi jetojnë në kushte johumane

Më të lexuarat

LESBOS (AA) – Kushtet e këqija sanitare dhe lufta për mbijetesë është përditshmëri e refugjatëve në ishullin grek Lesbos, të cilët përfunduan në këtë vend duke ikur nga luftërat dhe varfëria në vendet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç se jetojnë në kushte të këqija sanitare, shqetësohen edhe për sigurinë e tyre, por edhe për sigurinë e të afërmve. Në mesin e refugjatëve gjenden edhe një numër i madh i grave dhe fëmijëve të cilët për shkak të stërmbushjes nëpër kampe janë të detyruar të flenë nëpër tenda verore jashtë kampeve të refugjatëve.

Në ishull gjenden rreth 9.000 refugjatë të cilët presin përgjigje ndaj kërkesave të tyre për azil. Shumë organizata joqeveritare tregojnë për kapacitete të pamjaftueshme të vendosjes dhe kushteve të këqija për jetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit