0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Refleksione nga Cape Point, në Afrikën e Jugut

Më të lexuarat

Refleksione nga Cape Point, në Afrikën e Jugut
Shejh Selman Auda
Përktheu Ardit Kraja
 
 
Cape Point është vendi ku takohen oqeani Atlantik me atë Indian. Ai është pika e kontaktit, ku dy entitete të mëdhaja të dallueshme dhe dukshmërisht të ndryshme uji përqafojnë njëri-tjetrin. Kjo i ngjan një marrëdhënieje; asaj të shkëmbimit dhe mbështetjes së përbashkët, ku secili mban identitetin e tij, duke sjellur tek marrëdhënia cilësitë dhe dhuntitë e tija të veçanta.
 
Në Cape Point, ashtu si në Tangiers, Aleksandri dhe Jordani, ne dëshmojmë mrekullinë e takimit të dy deteve, ashtu si Allahu flet në Kur’an, “Ai i ka lëshuar dy dete që të takohen, por midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë” Surah el-Rahman: 19-20
 
 
Tek “takimi i dy deteve” Musaja takoi Kidrin, dy njerëz të pasuruar nga Allahu me cilësi të ndryshme. Kur Musau i tha atij, “Ti ke dituri nga Allahu të cilën unë nuk e kam dhe unë kam dituri nga Allahu të cilën ti nuk e ke” filloi një shkëmbim diturie dhe kuptim morali nga i cili të dy përfituan.
 
Kur Kidri së fundmi i thotë, “Kjo është koha kur ne duhet të ndahemi” SURA el-KAHF:78, ai e tha atë me një ton respekti dhe dashamirësie. Ndarja e tyre ndodhi vetëm pasi qëllimi i udhëtimit të tyre së bashku u arrit pa asnjë motivë . Siç Kidri ka thënë, “Unë nuk e kam bërë asgjë nga kjo me mendjen time”. SURA el-KAHF:82
 
Dituria që secili kishte ishte një mëshirë nga Allahu. Me të vërtetë, dituria dhe mëshira e Allahut janë të ndërthurura. Allahu thotë rreth Kidrit, “Ne i garantuam atij mëshirën Tonë dhe e pajisëm me dituri nga Vetja Jonë”. SURA KAHF:65
 
Ne shohim se në këtë varg Allahu përmend mëshirën të parën. Mëshira është e rëndësishme. Kjo cilësi pengon shtypjen dhe padrejtësinë, të cilat në të kundërt bëhen bazat e fuqisë superiore ose diturisë superiore ose autoritetit politik ose edhe bazat e racës ose pretekste të tjera supërfaqësore.
 
Në botën natyrale, harmonia dhe dashamirësia janë rendi, jo shtypja. Buhari transmeton në el-Adab el-Mufrad që Ibën Abasi ka thënë, “nëse një mal abzuon ndaj një mali tjetër, mali abuzues do të shkriftohet në pluhur”. E njëjta mund të thuhet për personin i cili adheron tek drejtësia. Një person i tillë është ai i cili e mbështet tjetrin dhe kërkon të hyjë në një marrëdhënie  shpërblimi dhe dobie të përbashkët. Një person I tillë nuk kërkon ta luftojë tjetrin. I tillë është rasti me Musain dhe Kidrin kur ata u takuan me njëri-tjetrin në “takimin e dy deteve”.
 
Këtu në majën e Afrikës Jugore, një ngjarje e ndryshme ka ndodhur pak shekuj më përpara, një takim midis afrikanit dhe europianit. Aty kishte etnicitete afrikane si; Zulutë, Xhozat, Suthut dhe Suazit. Pastaj erdhën europianët, kryesisht hollandezët dhe anglezët. Po gjithashtu kishte një numër njerëzish të cilët më vonë do të klasifikoheshin “Ngjyrëkuqët” – indigjenët si San dhe Koi-Koi, malejzianët dhe njerëzit e martesave të përziera dhe aziatikët të cilët erdhën nga gjysëm-kontinenti Indian.
 
Fatkeqësisht, barrierat të cilat njerëzit ngritën midis tyre, megjithëse të padukshme, ishin shumë më të pa arritshme dhe të padepërtueshme sesa barrierat midis dy deteve.
 
Kudo në botë ne e shohim këtë, ne shohim njerëz të cilët shikojnë tek qëniet njerëzore – llojin e tyre nga pasardhësit e Ademit- dhe gjëja e parë në të cilën ata përqëndrohen është ngjyra e lëkurës së tyre dhe karakteristikat e fytyrës së tyre. Konsiderimi i kulturës, moralit, karakterit dhe cilësive individuale vjen si një pasmendim, nëse ndodh ndonjëherë kështu. Çfarë ka rëndësi për ta së pari dhe veçanërisht është diçka aq e pa rëndësishme sikurse ngjyra e lëkurës dhe kjo mjafton për t’i distancuar ata nga përqafimi i njëri-tjetrit si të njëllojshëm.
 
Normalizimi i marrëdhënieve midis zezakëve dhe të bardhëve ndodhi në Afrikën e Jugut vetëm pas shekuj tmerresh dhe brutaliteti.
 
Tani ne e kuptojmë se pse islam thekson barazinë njerëzore aq shumë dhe pse në veçanti mohon ngjyrën e lëkurës si faktor në marrëdhëniet njerëzore. Një mësim aq i rëndësishëm saqë Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, e theksoi atë në ligjëratën e lamtumirës,
 
“Njerëz të mbledhur! Me të vërtetë Zoti juaj është NJË Zot. Një arab nuk është superior mbi një jo-arab, as një jo arab mbi një arab, as një i bardhë mbi një zezak, as një zezak mbi një të bardhë. Superioriteti arrihet vetëm përmes devotshmërisë së personit”. [Musnadi i Ahmedit – I saktësuar nga Ibën Tejmija]
 
Aparteidi nuk u shfaq në Afrikën e Jugut menjëherë. Rrënjët e tij mund të gjurmohen para 400 vitesh. Racizmi ishte i rrënjosur mirë në zemrate  njerëzve dhe infiltronte zakonet kulturore dhe ligjet e vendit shumë para se Aparteidi u bë politika zyrtare. Shumë të bardhë panë pabarazinë racore si rendin natyral, duke besuar që insistonte madje edhe mbi nivelin e marrëdhënieve të Zotit me krijesat e Tij dhe do të vazhdonte të ekzistonte në DITËN E GJYKIMIT!
 
Ata panë fuqinë politike, pasurinë, kontrollin administrativë dhe edukimin si një privilegj vetëm për të bardhët. Ndërsa zezakët krahasoheshin me majmunët. Ata nuk mund të kishin më shumë sesa ajo që i mbante gjallë dhe të shëndetshëm aq sa për t’i shërbyer të bardhëve.
 
Gjatë Aparteidit, kjo pabarazi mëse e përhapur dhe universal. Në ballë të një ndërtese shtetërore dalloheshin dy dërrasa druri. Të shkruara mbi to me gërma të mëdhaja fjalët: VETËM PËR TË BARDHËT. Brutaliteti i Aparteidit hyri në çdo aspket të jetës. Ai ishte nënçmimi dhe poshtërimi në çdo mënyrë të mundshme.
 
 
Shiko këtë pamje. Ky rrjeshtë i gjatë rreth ndërtesave të qytetit me vazhdimësinë përtej cepave të kësaj fotoje është rreshti i njerëzve që pritnin të votonin. Kjo foto është shkrepur gjatë zgjedhjeve të para të lira të Afrikës së Jugut ku zezakët për herë të parë votonin për të ardhmen e vendit të tyre. Rrjeshtat si ky këtu shtriheshin në mijëra.
 
Ky rrjeshtë i gjatë dhe i durueshëm nuk ishte çfarë shumë pritnin pas brutalitetit më të keq racorë në histori. 
 
Kongresi Kombëtarë Afrikan (ANC) i fitojë ato zgjedhje dhe u bë partia qeverisëse në zgjedhjet e para të lira të Afrikës Jugore. Ata fituan një maxhorancë të pastër në zgjedhje të drejta, në pjesën më të madhe të provincave duke pasur mbështetjen e maxhorancës së votës së zezakëve.
 
Afrika e Jugut ka treguar guxim të rrallë. Nuk kishte hakmarrje, as përzënie të “shtypësit të bardhë”, as konfiskim të gjërë të pasurisë. Nuk kishte asgjë nga rregjimi racist zezak të cilin të bardhët i frikësoheshin se do të zëvendësonte Aparteidin.
 
Llogjika e hakmarrjes u la mënjanë ndërsa u përqafua llogjika superiore dhe koekzistenca morale, bashkëpunim dhe bashkimin kombëtarë.
 
Zezakët afrikano-jugorë kanë treguar pikëpamje të thellë politike me të kuptuarit se një përmbysje e dhunshme nuk do të hiqte shënjat dhe konsekuecat negative të së kaluarës dhe se zhvillimi i të ardhmes kërkon punë dhe përgjegjësi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit