Të shtunën, por edhe sot, qytetarët e Prishtinës po ballafaqohen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Mirëpo, qytetarët nuk dinë asgjë për arsyet e këtyre reduktimeve që zgjasin deri në 3 e më shumë orë.
Megjithëse këto reduktime janë me pasoja për qytetarët, KEK-u hesht lidhur me arsyet e ndërprerjeve të mëdha në furnizim me energji elektrike. As dje dhe as sot asnjë komunikatë apo sqarim nuk është dhënë nga kjo ndërmarrje, e cila si duket ka rënë në gjumë duke e pritur privatizuesin e rrjetit të shpërndarjes.kohaislame