13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Rebelët marrin Debaltseven

Më të lexuarat

Rebelët pro-rusë në Ukrainë thonë se kanë rrethuar qytetin Debaltseve, ndonëse trupat qeveritare insistojnë se ende janë duke luftuar për kontrollin e tij.

Të hënën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se nuk e ka përjashtuar mundësinë e furnizimit me armë të Ukrainës, nëse diplomacia për zgjidhje të krizës dështon.

Rusia ka shkelur çdo angazhim me marrëveshjen për armëpushim, ka thënë ai, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Uashington.

Qyteti Debaltseve ka qenë skenë e luftimeve të rënda midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë për më shumë se tri javë.

Rusia mohon akuzat se dërgon trupa dhe pajisje ushtarak per te forcuar rebelet.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit