3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Realitet apo fushatë politike:Thaçi thotë se mbulesa në shkolla do të lejohet që nga shtatori

Më të lexuarat

Komisioni Këshillëdhënës për Çështjet e Lirive Fetare i ka dorëzuar rekomandimet kryeministrit Hashim Thaçi, nëpërmes të cilave kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamive nëpër institucionet arsimore të Kosovës, transmeton KTV.

Kryesuesi i këtij këshilli, deputeti Amir Ahmeti, beson se deri në muajin shtator do të lejohet bartja e shamisë nëpër shkolla.
Por, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, krejt veprimet e fundit i konsideron fushatë politike.
Megjithatë, vlerëson se moslejimi i bartjes së shamisë është diskriminim dhe shkelje e të drejtave njerëzore. Ai rekomandon që çështja e shamisë të zgjidhet me ligj, duke respektuar normat ndërkombëtare. Megjithatë, Ahmeti thotë se kjo është një iniciativë e sinqertë dhe e garantuar me çdo normë juridike ndërkombëtare. Kohë më parë Ministria e Arsimit, nëpërmes një udhëzimi administrativ kishte ndaluar bartjen e shamisë nëpër shkolla. Si pasojë e këtij vendimi disa vajza ishin përjashtuar nga institucionet shkollore, duke mos iu lejuar vazhdimi i mësimit.
Ndërkohë mësohet se kryeministri Thaçi në vizitën e tij në Ferizaj ku ishte për të inspektuar tri projektet më të mëdha që po realizohen në këtë qytet i pyetur rreth çështjes së shamisë ka thënë se ajo do të lejohet.
Por një premtim të tillë ai e pati bërë edhe para disa vitesh në kohë të zgjedhjeve. Këtë premtim ua kishte bërë kryeministri Thaçi Imamëve dhe xhematit mysliman të Ferizajt. Ndërkohë që rasti i fundit i përjashtimit të një vajze me shami ishte pikërisht nga Ferizaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit