-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Reali kualifikohet

Më të lexuarat

Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por jo me kokën lart, pasi pësoi me rezultat 3-4 nga Schalke para tifozëve në Santiago Bernabeu.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani përfundoi me fitore prej 2-0 të Los Blancos dhe pas ndeshjes kthyese kampioni në fuqi vazhdon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-4.
 
Ishte një fillim i furishëm i takimit me një angazhim mahnitës të skuadrës mysafire, e cila arriti e para deri te goli. Christian Fuchs realizoi pas harkimit të Barnettas (20’).
 
Megjithatë shumë shpejt erdhi reagimi i Mbretërve. Kroos harkoi nga këndi, ndërsa Cristiano Ronaldo shënoi me kokë (25’).
 
Pas golit të barazimit, loja paksa u qetësua, mirëpo gjermanët filluan të rrezikojnë sërish dhe pas disa shanseve dhe goditjes së shtyllës, Klaas-Jan Huntelaar realizoi (40’).
 
Porse aty ishte Ronaldo për ta nivelizuar sërish takimin (45’). Coentrao harkoi nga e majtë, ndërsa CR7 e shënoi edhe golin e dytë me kokë.
 
Spektakli vazhdoi edhe në pjesën e dytë të sfidës. Karim Benzema krijoi hapësirë dhe i kaloi vendasit në epërsi për herë të parë këtë mbrëmje (53’).
 
Por, një gol fantastik nga debutuesi në garën evropiane, Leroy Sane, e solli sërish takimin në baraspeshë (57’).
 
Drama u shtua akoma ma shumë në minutat e fundit kur Klaas Jan Huntelaar realizoi golin e fitores për ekipin gjerman (84’).
 
Sidoqoftë, përkundër presionit dhe rasteve, Schalke nuk arriti ta shënonte golin që i dërgonte në çerekfinale dhe në këtë mënyrë u eliminua nga Liga e Kampionëve.
 
Real Madridi vazhdon të shpresojë për atë që nuk e ka bërë askush deri më tani – ta fitojë dy herë radhazi Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit